Policia ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Kavajë. POlicia thotë se është identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori i dyshuar.
Ndërkohë që vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
"Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmi kryesor:
Të shtëna me armë në zyrën elektorale të PD në Kavajë, 1 i plagosur! Basha: Atentat nga një kryeministër që e di se do humbë! Rama: Mos nxit tension, të arrestohet autori! Mister shkaqet
K.T.//ReportTv.al