Të shtënat me armë zjarri në Vlorë! 7 të shoqëruar, autori në arrati! Si nisi sherri: Pse më bezdisni mamanë? (VIDEO)

24 Korrik 2022, 12:16| Përditesimi: 24 Korrik 2022, 20:07

  • Share

VLORË- Të shtënat me armë në Vlorë kanë prishur qetësinë e pushuesve këtë të diel. Një konflikt banal ka bërë 30-vjeçari Aurel Licaj të qëllojë me armë zjarri në ajër, duke dashur të trembë disa persona tek një lokal pranë. Report Tv mëson se i gjithë sherri ka nisur pas pretendimeve të Licajt se disa persona i kishin bezdisur nënën e tij, ndaj pas debatit verbal, i riu ka qëlluar me armë.

Autori kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe sipas policisë kishte shkuar tek lokali tjetër dhe kishte bërë fjalë me pronarët.

"Pse ma bezdisni mamanë?" është pyetja që i ka drejtuar Licaj pronarit të lokalit pranë dhe ka nxjerrë armën duke qëlluar në ajër. Burime policore bëjnë të ditur se deri më tani janë shoqëruar 7 persona, por autori nuk është kapur ende. Pas ngjarjes, autori është fotografuar me armë në dorë, ndërsa e ëma përpiqet ta tërheqë. 

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e Licajt i cili është identifikuar nga Policia menjëherë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Ora 18:39
Të shtënat në Vlorë! Del FOTO, momenti kur e ëma tërheq 30-vjeçarin me armën në dorë

1658682372_vlore.jpg

Ky është Aurel Licaj, 30-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarri në ajër, tek një lokal në Vlorë ndërsa e ëma e tërheq nga krahu. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të diele në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ai shihet duke mbajtur pistoletën në dorë në momentin që ka qëlluar. Sherri ka nisur pas pretendimeve të Licajt se disa persona i kishin bezdisur nënën e tij, ndaj pas debatit verbal, i riu ka qëlluar me armë për të trembur disa persona.

Burime policore bëjnë të ditur se deri më tani janë shoqëruar 7 persona, por autori nuk është kapur ende. Ai kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe sipas policisë kishte shkuar tek lokali tjetër dhe kishte bërë fjalë me pronarët duke i thënë: “Pse ma keni bezdisur mamanë”. Këtu ka qenë e gjithë zanafilla e ngjarjes.

Ora 17:57
Si nisi sherri Vlorë, autori sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit! Konflikti me pronarët: Pse më bezdisni mamanë?

1658659947_frocat.jpg

Një konflikt banal ka bërë 30-vjeçari Aurel Licaj të qëllojë me armë zjarri në ajër, duke dashur të trembë disa persona tek një lokal pranë.  Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të diele në zonën e Ujit të Ftohtë.

Report Tv mëson se i gjithë sherri ka nisur pas pretendimeve të Licajt se disa persona i kishin bezdisur nënën e tij, ndaj pas debatit verbal, i riu ka qëlluar me armë. Burime policore bëjnë të ditur se deri më tani janë shoqëruar 7 persona, por autori nuk është kapur ende.

Autori kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe sipas policisë kishte shkuar tek lokali tjetër dhe kishte bërë fjalë me pronarët duke i thënë: “Pse ma keni bezdisur mamanë”. Këtu ka qenë e gjithë zanafilla e ngjarjes.

Ora 13:24
Breshëri plumbash te Uji i Ftohtë, autori qëlloi në ajër pas një sherri me rojën e parkimit të lokalit tjetër

1658661861_vloreee.jpg

Detaje të reja janë zbuluar nga të shtënat me armë te Uji i Ftohtë në Vlorë. Konflikti ka nisur për parkimet dhe shezlongët në dy lokale përballë me njëri-tjetrin.

Autori ka qëlluar në ajër pas sherrit me rojën e parkimit te lokalit tjetër.

Ora 12:42
I rrethuar nga FNSH, VIDEO nga momenti i kapjes së të afërmit të autorit që qëlloi në ajër te Uji i Ftohtë

 

I rrethuar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, i afërmi i autorit i cili qëlloi me breshëri plumbash në ajër te Uji i Ftohtë në Vlorë është kapur.

Ora 12:33
Të shtëna me armë zjarri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, policia shoqëron një person 

 

Autoritetet kanë njoftuar se është identifikuar autori i cili për një sherr të çastit ka qëlluar me armë zjarri në Ujin e Ftohtë në Vlorë. 

Policia njofton se është shoqëruar një person i cili ende nuk dihet nëse është autori, i konfliktuari tjetër apo dëshmitar.

Ora 12:23
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, autori qëllon në ajër dhe largohet me shpejtësi

1658658238_foto.jpg

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Report Tv mëson se janë konfliktuar dy persona ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri disa herë në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 25/07/2022 06:18

    Me mire mos te kishte fare plazhe private.Vetem ankth e stres krijojne.Njerezit shkojne per hall me duket

    Përgjigju
  • shoku: 24/07/2022 20:19

    Si ka mundesi qe cdo vere keta do bejne zullume ne Vlore dhe thone pastaj skemi pune, njeri qellon per mamane tjetri per parking,para ca vitesh u vrane njerez te pafajshem kur u qellua ne shezllone hajde merre vesh.

    Përgjigju
    • Labi: 24/07/2022 21:42

      Mir qe aka qen armando arixhiu nga dukati se ai ika mar shezllonat patronazh gjith vloren ai eshte me i efri e ka filluar karieren me vjedhje bagtish tani me rexhina blind

  • xXx: 24/07/2022 18:55

    Nuk mbeti me halabak pa lokal e plazh ne Vlore...

    Përgjigju
  • Alfons: 24/07/2022 17:02

    Kam jetuar ne vlore para ca vitesh dhe them qe i njoh mire.sillen ne kete menyre se jane si ai i varferi qe gjen nje kulet plot me leke ne rruge dhe sdin car ben.nuk e kane konceptin e plazhit dhe pushimeve se vete ata kurre nuk kane pasur leke ne xhep per te bere pushime vete psh. ne turqi qe te shikonin sherbimin hotelier andej dhe te mesonin.por dhe ne vlore jete kafshesh bejne psh japin shtepine ne rradhime me qera per plazh dhe vete rrine gjithe veres ne nje kasolle pas shtepise,te njejtin carcaf e perdor pushuesi i shkrete per gati 20 vjet ,se bejne nje investim per dhomat per qamet.me nje cope shtepi qe japin per plazh duan te hajne buke pa punuar 12 muaj.ne dimer pas ores 18:00 nuk gjen asnje lokal hapur ne vlore ose shenojne ne dere vetem per te shoqeruar sime qene viti 1997.perfumdimisht nuk e shohin turistin si njeri qe punon dhe ben pushime me leket e tij ,por si nje objekt qe ta zhvasin per te mbushur jetet e tyre bosh dhe dembele.

    Përgjigju
    • Turi: 24/07/2022 18:35

      O alfons po ti nga je o derman nga lushnja ? Mos ngaterron qytet djali se nuk jetojne ne Vlore keshtu si thua ti

    • skelari: 24/07/2022 17:59

      Fonsi, une e kuptoj thelbin e komentit - padija e te berit biznes, dhe pertacia patologjike qe nuk eshte thjeshte tipar jugor (sic duket nuk njihke shume tipologji shqiptare), dhe nuk ti hedh poshte, por fakti i te pergjithesuarit te nje popullsie te tere me kete pershkrim te tregon te ceket. Per me teper qe thua qe ke jetuar ne Vlore - kur jeton robi i sheh te gjitha ngjyrat e nje shoqerie. Nuk di me ke ke jetuar e cfare ke punuar, se mbase te tille e ke patur jeten, qe nuk te ka treguar ane normale te shoqerise. Bej durim dhe shihi gjerat objektivisht. Mos u cudit kaq shpejte me ndonje detaj qe nuk shkon. Nuk te mjafton fakti qe Sali Berisha eshte ende shendoshe e mire, dhe i mbeshtetur e i respektuar nga jo pak idiote, qe te kuptosh qe ne kete shoqeri ka nje mal me gjera qe nuk shkojne?! Vlonjatet e kane fajin?

  • emigranti prape: 24/07/2022 16:21

    Te Vironi eshte kjo? Lufte ne xhungel mes kafsheve te uritura ...

    Përgjigju
    • per emigramtin e prape: 24/07/2022 18:33

      Te Vironi vella qe e ka zaptuar ate plazh me 200 shezlona dhe 10000 lek cadra

  • Fitimi shpelles: 24/07/2022 15:38

    S.keni pare gje akoma.po plasi te moli ne plazh te ri ku te vin me sfurk dhe me molotov kur parkon atje do keni kasapane.Lelistan heaapi

    Përgjigju
  • Aliibi: 24/07/2022 15:32

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • Toni: 24/07/2022 14:49

    ai vend eshte nje cmendine e madhe .....

    Përgjigju
  • Albanistani: 24/07/2022 14:03

    Vetem ne shqiperi rrihen si egersira njerzit per parking e shezlong , ne parga isha para dy vitesh kishte lezet parkoje ku doje pa asnje pagese , madje dhe oborrin e nje shkolle e kishin hapur per te parkuar pa pagese , bregdeti i lire kudo mund te uleshe , shqiperia me te till pronar nuk behet kurre , pershendes ate lokalin sapo kalon tunelin ne vlore qe me tha kemi peshk te fresket koc dhe kur erdhi cmimi sa i donte qefi atij , nderkoh qe peshku ishte i kalbur te koka , maskarenj njerez , tani qe po ju shkruaj nga Sivota sa kalon kufirin e sarandes , jam shum i kenaqur si me cmime ashtu me sherbimin , qetesia e papare , Aty cmendesh nga mengjesi deri ne darke muzika pa pushim kot pa lidhje ,

    Përgjigju
  • Avazi: 24/07/2022 13:59

    Welcome to Albanistan baby!

    Përgjigju
    • Eri: 24/07/2022 18:49

      Albanistan? Problemi nuk është tek vendi, por tek njerëzit që çuditërisht si në rastin e parë para ca javësh dhe tani në Vlorë shpellaret që gjuajnë me armë ishin emigrant, që vinë si Cuba për pushime në vend

  • Keno: 24/07/2022 13:46

    Te dy lokalet aty jane ne vend publik te zena pa leje. Me mbushje xhepash kryetareve te bashkise. Duhen ngritur zgupthi me skavator e ata kokecepshat duhen dergjur burgjeve.

    Përgjigju
  • Vlora: 24/07/2022 13:43

    Plazhet private duhet te kete vetem tek ne zona ku jane hotele, pjesa tjeter te jete publike. Jane bere cadrat sot sic kane qene kioskat dikur

    Përgjigju
  • Fredi: 24/07/2022 13:30

    Do agravohet me keq situata. Shteti duhet te mari masa urgjentisht sepse keta lloj pseudopronaresh si puna e ERION TRUNGU i ORZO MARIN ka zaptuar te gjithe plazhin Maraci biles edhe detin sa nuk le njerezit publik te futen ne det se e kam detin timin thote. Le te vijne kamerat e te marim foto e video edhe te verifikojme lejen qe ka mare ORZO MARINE ne hijen e Zonjes Belinda Balluku se keshtu i terrorizon si policat e Himares edhe tatimoret biles ndjekin e njerezit te kalojne per ne Plazhe. Poshte keta kriminela si puna e ERION TRUNGU ish Tatimor i arestuar per gjobevenie biznese ne Tirane. Urgjentisht shteti duhet ti shtetezoj te gjithe vijen bregdetare.

    Përgjigju
  • Shkodran: 24/07/2022 13:16

    Po pse është gjithçka ekstrem në dy pëllëmbë vend sa është Shqipëria?! Po pse ore me lekët tona duan të na vrasin në çdo cep?! Po pse paskemi qenë kaq budallenj sa e gjithë bota po na tregon me gisht?!!

    Përgjigju
    • Per vlonjatin: 24/07/2022 14:15

      Ore po sperme turku ka ne gjithe ballkanin, po nuk vriten keshtu si ne. Pastaj kw ne turqi 7 milion shqiptar por nuk vriten keshtu. prandaj leri justifikimet

    • Vlonjat: 24/07/2022 13:28

      Pyet pse kaq shume sperm Turku ne Shqiperi...dhe do marresh pergjigjen e gjithe pseve.

  • Lomi: 24/07/2022 13:14

    Vlora rraca me e keqe, njerzit jan te eger , uroj qe kete vit nga vlora deri ne ksamil mos te shkoj asnje pushues , u sugjeroj turqine ose greqine , prej 11 vitesh kam shtepine ne lungomare por cdo vit ndodhin ngjare te renda ne mes te njerzve , as qe kam ndermend te shkoj te pushoj ne vlore , tim ate e ngjiti ne mal ai zotnia e bora bora para ca vitesh sepse makina modeste e tim ati nuk ishte lluksoze , dhe parkingu i plazhit sipas tyre ishte i zen per porshat e range roverat , turp turp

    Përgjigju
    • vasil laci: 26/07/2022 11:29

      nuk eshte vlora rrace e keqe vlla,mos pergjitheso sepse pyll pa derra ska,por thuaj qe tek ne ska asgje as shtet as ligj asgje dhe kemi perfunduar per faqe te zez,fatkeqsisht jemi i vetmi popull qe duhet diktatur per te na mbajtur ne rregull ndryshea ne hajm njeri tjetrin me keq se kanibalet

    • Xxxxxx: 24/07/2022 13:36

      Haha leri ata te bora bora te vriten me njeri tjetrin ke shum te drejt vlla te pershendes.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?