Kronikë

Foto nga vrasja në Elbasan, burri ish-polic qëllon me thikë e më pas me kallashnikov gruan sapo doli nga gjykata, nuk pranonte të divorcohej

6 Maj 2021, 12:25| Përditesimi: 6 Maj 2021, 20:07

  • Share

Një martesë që po tentohej të mbyllej me divorc, ka përfunduar në tragjedi për Liljana Buzon, 54-vjeçaren nënë të 3 fëmijëve. Bashkëshorti i saj, ish-efektiv i policisë, 58-vjeçari Koço Buzo, i përballur më herët me drejtësinë për dhunë në familje, e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikw dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit. 

Report Tv ka siguruar foto nga momenti i ngjarjes tragjike në Elbasan ku 58 vjeçari Koço Buzo i është afruar gruas së tij Liljana Buzo 54 vjeç sapo ajo ka dalë nga Gjykata e Elbasanit. 54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar.

Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat, teksa dita e tij e punës në gjykatë nuk shkoi si zakonisht por ende nuk dihej nëse ishte avokat i çështjes. Ai u plagos rastësisht me një plumb në dorë dhe po merr mjekim në spitalin e Elbasanit.

Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë bëri të mundur arrestmin e autorit. Në vendin e ngjarjes shihet arma e zjarrit kallashnikov tashmë e sekuestruar nga policia bashkë një thikë që 58-vjeçari Koço Buzo kishte me vete. 

Ndërsa gjurmët e mbetura të gjakut që po pastrohen nuk mund të fshijnë dot tragjedinë në familjane Buzo, dhe hapin të tjera plagë me tre fëmijë mbetur pa nënë dhe me babain në burg.

1620297802_ELBASAN.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

1620304097_KOCOBUZO.jpg

Autori Koco Buzo

1620305693_viktima.jpg

Viktima  Liljana Buzo

Ora 19:38
Foto nga vrasja në Elbasan, momenti kur 58-vjeçari i afrohet gruas me thikë dhe kallashnikov në duar duke i marrë jetën

Report Tv ka siguruar foto nga momenti i ngjarjes tragjike në Elbasan, ku 58-vjeçari Koço Buzo i është afruar me thikë dhe kallashnikov gruas së tij Liljana Buzo 54 vjeç sapo ajo ka dalë nga Gjykata e Elbasanit. Gazetari Ronaldo Gjoshi informon se autori në dorën e majtë mbante thikën dhe në të djathtën kallashnikovin dhe ishte në pritje të daljes së gruas së tij nga gjykata.

54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë në fyt dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine, nga të cilat mbetën të plagosur edhe 2 kalimtarë.

Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat dhe policia në rrugë, ndërsa 54-vjeçarja humbi jetën gjatë kohës që po transportohej në spital. 58-vjeçari Koço Buzo, ish efektiv policie është përballur edhe më parë me drejtësinë për dhunë në familje, e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur. Koço dhe Liljana Buzo do të divorcoheshin me kërkesë të bashkëshortes. Edhe pse ishte kërcënuar nga 58 vjeçari mbrëmjen se së mërkurës që të mos shkonte në gjykatë ajo mori pjesë në seancën e parë, atë të pajtimit.

Ora 19:12
Vrau gruan me kallashnikov në Elbasan, ky është momenti kur shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit 58-vjeçari (VIDEO)

Ky është momenti kur shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit 58-vjeçari, Koço Buzo, i cili qëlloi me breshëri kallashnikovi gruan e tij duke e lënë të vdekur. Ish-polici, shihet teksa ecën i qetë, i prangosur dhe i shoqëruar nga efektivët e policisë, teksa dërgohet drejt dhomave të paraburgimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit, nga ku e qëlloi për vdekje.

Ora 14:22
Ekzekutoi gruan sapo doli nga gjykata, del fotoja e 58-vjeçarit Koço Buzo

1620305721_1620304097KOCOBUZO.jpg

Ky është 58-vjeçari Koço Buzo, autori që ka ekzekutuar bashkëshorten e tij Liljana Buzo 54-vjeç në derë të gjykatës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë, mes tyre dhe avokatin Gëzim Toccila.

 

Ora 14:06
Ky është kallashnikovi më të cilin 58-vjeçari i mori jetën gruas së tij në Elbasan

 

Ky është kallashnikovi, më të cilën, 58-vjeçari Koço Buzo, ka ekzekutuar bashkëshorten e tij Liljana Buzo 54-vjeç në derë të gjykatës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë.

1620302973_1620302861arma.jpg

Ora 13:22
Krimi i rëndë në Elbasan, policia jep detajet zyrtare: Të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mesditë në Gjykatën e qytetit.

'Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë. 

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e  autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Ora 13:07
Sapo dolën nga seanca gjyqësore, burri 7 plumba nga kallashnikovi! Vret gruan, plagos një avokat dhe një kalimtar

1620296773_1603093225elbasanitgjykata.jpg

Ish-polici Koço Buzo ka qëlluar më kallashnikov jo vetëm gruan e tij që e la të vdekur në vend por edhe një avokat e një kalimtar të rastit.

7 plumba kane dale nga kallashi i tij. Personat po dilnin nga seanca gjyqësore pasi autori akuzohej për dhunë në familje. 

Ora 12:59
E rëndë në Elbasan, u qëllua nga burri ish-polic, vdes gruaja 54-vjeçare në Elbasan

 

Liljana Buzo, 54 vjeç, e qëlluar nga bashkëshorti i saj me armë zjarri, ka mbërritur e pajetë në spital. Gruaja e mbetur viktimë nga krimi në familje nuk ka mundur t'i rezistojë plagëve.

 

 

Ora 12:50
Qëlloi mbi gruan e tij, autori ish-punonjës i policisë

Personi që qëllua mbi bashkëshorten e tij në Elbasan ka qenë ish-punonjës i Policisë së Shtetit. Ai ka qëlluar gruan pas një konflikti dhe e ka lënë të plagosur rëndë.

Ora 12:44
Plumba gruas në Elbasan, pamje nga vendi i ngjarjes

Në Elbasan është regjistruar sot një tjetër ngjarje e rëndë, ku bashkëshorti ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij dhe e ka lënë të plagosur rëndë.

Report Tv ka siguruar pamje nga vendngjarja.

 

Ora 12:35
Plumba gruas, këtë herë në Elbasan godet krimi në familje

1619851338_policiatirane.jpg

Gruaja e plagosur rëndë në Elbasan nga plumbat është qëlluar nga bashkëshorti i saj. Lajmin e bëjnë të ditur për Report Tv burime nga policia e shtetit.

Ora 12:28
Të shtënat në Elbasan, e plagosur rëndë një grua

1619007791_policiaelbasan678x4501.jpg

Nga të shtënat pranë Gjykatës së Elbasanit mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë një grua. Ende nuk ka detaje për ngjarjen.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daje Ceni: 06/05/2021 17:21

    Ku eshte policia qe i lejon keta njerez te shetisin te armstosur dhe ku afer gjykates hajde o Edmond Koseni se ti je ustai i Elbasanit.

    Përgjigju
    • Agjenti: 06/05/2021 21:34

      Ehhh se marrin ate se e dine cfare i pret.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?