SARANDË- Dy të rinj nga Kamza kanë mbetur të plagosur në qytetin bregdetar të Sarandës. Në drejtim të tyre është qëlluar me armë zjarri dhe tashmë janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen nr.4, pranë stadiumit të qytetit, ndërsa të plagosur kanë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç.
Burimet i thanë gazetarit të Report Tv, Limos Didani se në kërkim janë shpallur dy vëllezër. Bëhet fjalë për Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj, 43 vjeç, si edhe Erjon Canaj, 36 vjeç. Blutë e Sarandës kanë bërë të mundur identifikimin e tyre pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe po punohet për arrestimin. Njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të dy të rinjve dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Të njëjtat burime bëjnë me dije për Report Tv se Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes, një çantë brenda së cilës kishte edhe një armë. Nuk duhet nëse çanta me armën u përket autorëve, apo mund tu ketë rënë dy të rinjve që mbetën të plagosur. 4 gëzhoja janë gjendur në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po kreh zonën me qëllim kapjen e autorëve.
Ndërkohë, dy vëllezërit Canaj të shpallur në kërkim janë persona me precedentë të mëparshëm kriminal. Ramadan Canaj, sipas mediave, ka qenë i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. Vëllai i tij, Erjon Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojën e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta.
Po ashtu, Ramadan Canaj rezulton ortak i një beachbar-i në Sarandë, Copacabana Beach, ndërsa një vit më parë ai është vënë në hetim nga blutë për prishje të qetësisë publike, për shkak të muzikës së lartë jashtë orarit të lejuar.
Policia e Sarandës është vënë në kërkim të dy vëllezërve, të dyshuar si autorë të plagosjes. Në operacion janë përfshirë edhe forcat e FNSH-së. Të dyshuarit janë Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj, 43 vjeç. Në kërkim është shpallur edhe vëllai i tij, Erjon Canaj, 35 vjeç.
"Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje", informoi policia në një njoftim paraprak.
Komente

O G nuk bohesh dot i fort në shpi tjetrit. Ene gangsterri mo i modh kur del ka zona vet fillo e zbutet.Çdo ti o bush si gango në Sarandë.Kan lon kockat lidh nëpër shtylla trrima më të mdhenj e me pushtet të Don Hale Berishës e jo mo njerzit e thjesht.Runi ment tkeqen xhaxhi se kan ardh kohë të kqia.Vlo plumi ka se pret
Përgjigju