Vritet në derë të shtëpisë biznesmeni në Tepelenë. Viktima është identifikuar si Çajup Selimi, 52-vjeç, ndërsa ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme në lagjen "15 Shtatori". Ai u qëllua dy herë, ku një plumb e kapi në zemër, duke rezultuar fatal për 52-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Gazetari i "Report Tv", Pirro Nase bën me dije se policia ka identifikuar dhe lokalizuar dy autorët e dyshuar. Mendohet se ata është izoluar në një pallat në brendësi të Tepelenës, ndërsa policia ka rrethuar lagjen për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Si ndodhi vrasja e biznesmenit? Report Tv ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, ku Çajup Selimi, i cili ndodhej në banesën e tij në një pallat në lagjen "15 shtatori" në Tepelenë është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesë për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë, duke e qëlluar 2 herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Mendohet se 52-vjeçari njihej me personin që e ka thirrur dhe ka vajtur për ta takuar poshtë pallatit.
Nuk dihen ende arsyet e vrasjes së biznesmenit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Selimi rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. Ai tregtonte miell, materiale ndërtimi dhe artikuj të tjerë të ndryshëm. Në vitin 2018 Selimi u konfliktua me dy persona, të cilët e goditën e atë me mjete të forta. Në atë kohë, familjarë të Çajupit patën deklaruar se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera.
Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena. Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm, por nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje pikërisht me konkurrencën në biznes.
Gazetari i Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni Çajup Selimi.
Mësohet se 52-vjeçari është qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të 52-vjeçarit. 52-vjeçari është thirrur nga njëri prej autorëve, në katin e parë të pallatit dhe një person i dytë ka ngjitur shkallët në drejtim të katit të dytë. Teksa ka qenë duke zbritur pas thirrjes që i është bërë, Selimi është qëlluar me pistoletë në katin e dytë dhe është lënë i pajetë me një plumb në zemër.
Deri tani policia është vënë në ndjekje të autorëve, dhe mendohet se janë dy persona që janë të përfshirë në ngjarje, por këto janë veprimet e para hetimore. Nuk dihen shkaqet dhe arsyet e kësaj ngjarje. 52 vjeçari njihej si një personazh jo i përfshirë në vepra penale, apo i skeduar nga policia.
Të tjera detaje bëhen me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku mësohet se biznesmeni Çajup Selimi u qëllua me armë zjarri në pallatin ku banonte, vetëm një kap poshtë apartamentit të tij. Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, në pallat janë ende edhe shenjat e gjakut në mur apo poshtë në dysheme.
Çajup Selimi rezulton biznesmen në fushën e tregtimit të miellit me pakicë. Po ashtu në ekstraktin e QKB-së, vihet re se Selimi tregtonte edhe materiale ndërtimi, dhe artikuj të ndryshëm.
Policia e Shtetit ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi në Tepelenë.
‘Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen "15 Shtatori", në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.’- njofton policia.
52-vjeçari Çajup Selimi, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Tepelenë, pasi u qëllua me armë zjarri, rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa ka më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. Në vitin 2018 Selimi u konfliktua me dy persona, të cilët e goditën e atë me mjete të forta. Në atë kohë, familjarë të Çajupit patën deklaruar se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena. Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm, por nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje pikërisht me konkurrencën në biznes.
Viktima Çajup Selimi
Policia në Tepelenë ka identifikuar dhe lokalizuar autorin e dyshuar të vrasjes së 52-vjeçarit Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur disa minuta më parë në Tepelenë. Gazetari i "Report TV", Pirro Nase bën me dije se dyshohet që autori të jetë izoluar në pallat në brendësi të Tepelenës, ndërsa policia ka rrethuar lagjen për të bërë të mundur kapjen e tij.
Ky është viktima Çajup Selimi, i cili mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri ne qendër të Tepelenës. 52-vjeçari nuk arriti që t’u mbijetoje plagëve të marra nga të shtënat.
Tani qe moret votat u kujtuan cunat e politikes per te prishur ne menyre selektive per te se normal do kapin leket qe harxhuan ne fushate !!
Përgjigju