Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, reagon policia

1 Qershor 2021, 22:28| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 22:58

  • Share

1622581112_Sequence03.00004922.Still011.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi në Tepelenë.

‘Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në  lagjen "15 Shtatori", në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë  e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.’- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Tepelenë, vritet te dera e shtëpisë biznesmeni 52-vjeçar! Viktima i përfshirë më parë në konflikte për çështje konkurrence! Policia lokalizon 2 autorët e dyshuar (VIDEO)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?