VIDEO EKSKLUZIVE/ Po udhëtonin me makinë private, i bëhet atentat 2 policëve të Vlorës e Sarandës! U qëlluan nga një ‘Volkswagen’ në ecje

2 Shtator 2022, 20:25| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 22:48

  • Share

VLORË- Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë, ku shenjestra kanë qenë 2 policë. Report Tv mëson se një makinë në ecje, tip ‘Volkswagen’ ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të ‘Audi-t’ ku po udhëtonin, Anxhelo Breshani, polic i patrulle Vlorë e Narko Mehmetaj polic kufitar në Sarandë.

Ato po udhëtonin me makinë private, jashtë shërbimit,  në lagjen “Partizani”, një zonë me shumë lëvizje, por nuk i ka penguar autorët që të qëllojnë në drejtim të tyre.

Për fat, efektivët kanë shpëtuar pa lëndime, teksa në vendngjarje janë gjetur 5 gëzjoja plumbash. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili sjell video pak minuta pasi kishte ngjarja, teksa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën, por edhe prej konflikteve personale që mund të mos lidhen me detyrën e dy efektivëve.

Pas atentatit, policia ka ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit të Vlorës, për të rënë në gjurmë të autorit ose autorëve që qëlluan mbi policët, teksa grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ora 21:44
Dalin FOTO/ Këto janë 2 efektivët që ranë pre e atentatit në Vlorë

1662147874_page.jpg

Report Tv sjell foton e 2 efektivëve të policisë të cilët ranë pre e atentatit mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë.

Ora 20:59
Dalin EMRAT/ Kush janë 2 policët që ranë pre e atentatit në Vlorë

1662143204_sssa.JPG

Report Tv ka mësuar identiteti e polciëve që ranë pre e atenatit në Vlorë. Mësohet se njëri prej tyre është Anxhelo Breshani, polic i Patrullës së Përgjithshmë në Vlorë dhe tjetri Narko Mehmetaj, polic Kufiri në Sarandë.

Ora 20:46
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku u bë atëntat 2 policëve

1662144419_makina.JPG

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku u bë atëntat 2 policëve, një i Patrullës së Përgjithshme në Vlorë e tjetri polic kufiti në Sarandë. Nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje, teksa policët kanë shpëtuar për mrekulli.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrane: 03/09/2022 17:22

    Policët të përjashtohen nga policia menjëherë sepse nuk janë reaguar ndaj sulmit që ju është bërë! Imagjinoni si do reagonin nëse një pjesëtar i komunitetit do të ishte objektivi! Kur nuk janë të zot për veten nuk kanë çka duhen!

    Përgjigju
  • Zgjohu: 03/09/2022 03:17

    Po dava policesh kan vesh uniform shteti dhe po na grabisin hajdutë me kollare.ushttttt.

    Përgjigju
  • Bilo pilafi: 03/09/2022 02:05

    Drejtor me grade k.komisar vetem nepotizmi e justifikon.

    Përgjigju
  • Mane: 02/09/2022 23:48

    Ca k... kerkojn ne ate lagje, ne ate ore dy polica qe nuk jane as te te njejtit komisariat? Do kene vajtur per tu paguar per ndonje favor qe kane bere. Njeri paska qene dhe polic kufitar. Sdo shume tru qe ti biesh ne fije kesaj pune.

    Përgjigju
  • Llaqi: 02/09/2022 22:51

    Normal se shumica e ktyre kalamajve u duket vetja se kam vesh nje uniforme e bejn arrogantin rrugve. Bejn policat si te forte. Kto pasoja do kini

    Përgjigju
  • Arbërori: 02/09/2022 22:44

    Tani janë duke vrarë shqiptarë vrasës të huazuar nga serbia me urdhër të Edvin shkjaut shqipfolës…!

    Përgjigju
    • Dory: 03/09/2022 00:22

      Ik or humbameno shif punet e tua... Keshillo Albinin ti

    • Boti: 03/09/2022 00:21

      Po o gomar po.Shif albinin ti qe e futi biahtin ne shal dhe po i lepe peqe serbis

    • Shkjau: 02/09/2022 23:40

      Qepe ti kosovar leshit

  • vironi: 02/09/2022 21:22

    Erdhi shtatori, filluan bandat kriminale te Sali non grates dhe Like floririt qe te krijojne situata per te destabilizuar vendin, policia duhet tu pergjigjet me te njejten menyre.

    Përgjigju
    • Labi: 02/09/2022 21:54

      Po fajin e ka saliu un jam me i majt nga te majtet po ky funderrina e beri vendin qe dhe femijit e fenijve tan do vuajn pasojat bravo rama nje dit do japesh llogari zotit

  • Bosi: 02/09/2022 20:55

    Ky atentat o ka lidhje me pazare se per pun shteti ste bie njeri ose kan qen duke ndjekur ndonje te shumkerkuar edhe i ka qelluar

    Përgjigju
  • Ska mundesi: 02/09/2022 20:55

    O rama,merr masa se nuk eshte kjo shqiperia qe duam.policia jashte kontrolli,banda jashte kontrolli,3 atentate ne dite..Si te ze gjumi naten???turp

    Përgjigju
  • Vlora: 02/09/2022 20:53

    Sa e sa djem te keqij arroganta kriminele gjobvensa jan vesh me uniformen e policis ! Nuk eshte cudi te vrasin 2-3 police ne dite . Police me xhama te zi me makina me targa fallso parkojn vend pa vend me kapele me marsub . Polic jan keto ???

    Përgjigju
  • Qwerty: 02/09/2022 20:40

    Ky atentat përbën një precedent shumë të rrezikshëm! Autorët duhet të zbulohen dhe të dërgohen përpara drejtësisë. Që të zbulohen ata duhet të zbulohet se me çfarë pisllëqesh janë marrë këta policë sepse për punë shteti nuk të qëllon njeri me automatik.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 02/09/2022 20:35

    Po cdo policia ne goj te ujkut se di policia qe jan ca ne ate lagje qe se rruajn per njeri fare jo ne vlor po ne ter shqiprin

    Përgjigju
    • Vlonjati: 03/09/2022 00:32

      Po kush na jan keta more djem se doqja me cipurin nuk jan na partizani

    • Cole: 02/09/2022 22:31

      Cunat e asaj lagje jan ne belgjik te ter

    • Per vlonjatin: 02/09/2022 21:04

      Ou ca lagjje eshte kjo

  • martinaj: 02/09/2022 20:32

    po fshihen gjurmet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?