MALËSI E MADHE- Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë paraditen e sotme në Vrakë të Malësisë së Madhe. Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj janë qëlluar me armë zjarri në hyrje të një lokali. Autori i ngjarjes Lul Rakaj është arrestuar nga policia, por fillimisht ai u largua nga vendi i ngjarjes.
Plagosja ndodhi rreth orës 09:45 të 15 shtatorit, ndërsa autori i dyshuar u arrestua rreth orës 14:00. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se shkak i plagosjes është bërë një debat për prishjen e pazareve të drogës. Autori Lul Rakaj është larguar me armë, por blutë e Shkodrës pavarësisht se e vunë në pranga, pistoletën e krimit ende nuk e kanë gjetur.
Dy të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës, por njëri është në gjendje të rëndë për shkak se plumbi e ka kapur në pjesën e brinjëve, ndërsa tjetri është plagosur në këmbë.
Burime bëjnë me dije se autori rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Rakaj është i njohur për një ngjarje të ngjashme që ndodhi afro 13 vjet më parë në Hot të Malësisë së Madhe, ku ai vrau Kolë Mushkun për hakmarrije, pasi i kishte vrarë të atin.
Autori i plagosjes në Malësinë e Madhe, Lul Rrakaj
Plagosi dy persona në Malësinë e Madhe, Report Tv siguron foton e autorit Lul Rrakaj. Plagosja dyshohet të ketë ndodhur për arsye të prishjeve të pazareve të drogës.
Autori ishte bashkë me bashkëshorten në makinë. Tentoi t’i ikte policisë, por më pas forcat e FNSH dhe grupi i policisë së Shkodrës, i cili drejtohej nga drejtues i pare Edmond Sulaj kanë arritur t’i zënë pritë pranë Tamarës.
Katër orë zgjati ndjekja policore për të dyshuarin e plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe, paraditen e sotme (15 Shtator).
Lul Rakaj ndalua pa rezistencë nga uniformat blu, nën akuzën e plagosjes me armë të Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt, në një konflikt të dyshuar për prishje të pazareve të drogës si pistë e parë.
Por paralelisht me hetimet, zbardhen detaje të reja nga e kaluara e errët e Rakajt.
Ai nuk është emër i panjohur për Policinë. Rreth 13 vite më parë u akuzua se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kolë Mushku, në Hot të Malësisë së Madhe. Pas ngjarjes policia do deklaronte si pistë të dyshuar hasmërinë. Rakaj ishte hakmarrë për vrasjen e babait të Rakajt.
Plagosja e dyfishtë ndodhi rreth orës 09:45, kur në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë pati konflikt mes tre personave. Sherri verbal denigroi në përdorimin e armës. Pas krimit ai u arratis nga vendngjarja, për t’u ndaluar rreth orës 14:00.
13 vite per vrasje kur duhej 30-i perjetshem dhe duket qe as keto 13 si ka bere te plota!Sa kohe kishte qe livadhiste i lire,apo dhe ky ishte liruar nga ndonje amnisti,apo /sjellje e mire/?!
PërgjigjuFisi halaj vec kush a lepur e dhap kot se Jan fisi me trimni burrni e te beses respekt per ket familje nuk koriten po qesin pushk historikish ka ken kshu a per tja u pat zili 20 djem bashk si vllezer nuk lan njeri me cua me kry as shkoder as itali moka e Tyne a ne milano dhe aj a truni Tyne te rujt zoti f..
PërgjigjuLul Rakaj djal i mire boll djal i urte e trim boll , mori hakun e babs duke vra Kol Mushkun te fortin e Bajzes para 20 e kusur vitesh , nuk mundemi te flasim pa i dite rrethanat e ngjarjes
PërgjigjuNuk po dalim nga shtepit ! I lutemi bashkimi europian dhe natos te nderhyje ne shkoder , ketu eshte lufte civile bilance lufte
PërgjigjuLulzim Rakaj ka vra për gjakmarrje dhe nuk duhet të ishte jashtë hekurave të burgut!!
PërgjigjuPerdite ne ate zone po ndodhin vetem plagosje , vrasje si dhe shperthime me tritol . Cfare po ndodh me popullin tone kane dal te gjithe nga shinat
Përgjigju