Plagosja në Malësi të Madhe, autori arrestohet pas katër orësh në arrati! Kush është Lul Rakaj, e shkuara e errët dhe vrasja e dyshuar për hakmarrje

15 Shtator, 14:44| Përditesimi: 15 Shtator, 15:03

  • Share

Katër orë zgjati ndjekja policore për të dyshuarin e plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe, paraditen e sotme (15 Shtator).

Lul Rakaj ndalua pa rezistencë nga uniformat blu, nën akuzën e plagosjes me armë të Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt, në një konflikt të dyshuar për prishje të pazareve të drogës si pistë e parë.

Por paralelisht me hetimet, zbardhen detaje të reja nga e kaluara e errët e Rakajt.

Ai nuk është emër i panjohur për Policinë. Rreth 13 vite më parë u akuzua se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kolë Mushku, në Hot të Malësisë së Madhe. Pas ngjarjes policia do deklaronte si pistë të dyshuar hasmërinë. Rakaj ishte hakmarrë për vrasjen e babait të Rakajt.

Plagosja e dyfishtë ndodhi rreth orës 09:45, kur në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë pati konflikt mes tre personave. Sherri verbal denigroi në përdorimin e armës. Pas krimit ai u arratis nga vendngjarja, për t’u ndaluar rreth orës 14:00.


Lajmi kryesor:

Prishja e pazareve të drogës, dy të plagosur në Malësi të Madhe! Arrestohet autori, para 13 vitesh vrau për të marrë hakun e të atit (EMRAT)


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?