Të shtënat me armë zjarri në Pukë, Policia: Shpallet në kërkim autori 26-vjeçar

6 Maj 2023, 09:01| Përditesimi: 6 Maj 2023, 09:25

  • Share

1683024563_policiae.jpg

Policia ka njoftuar se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Mësohet se bëhet fjalë një 26-vjeçarin, Klaudio Prendi i cili rreth orës 00:20, në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë - Fushë-Arrëz ka qëlluar me armë në ajër. Në njoftimin e Policisë, nuk specifikohet se ngjarja ka motive politike.

“Qëlloi në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Vijon puna intensive për kapjen e 26-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, me marrjen e njoftimit, në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë - Fushë-Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e  shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.  Vijon puna intensive për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore. Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qenë në lëvizje. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Të shtëna me armë në Pukë! Kryebashkiaku: Janë sulmuar mbështetës PS! Në kërkim autori 26-vjeçar, djali i ish gjyqtarit dhe krahu i djathtë i kandidatit të dyshes Berisha-Meta


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?