Shiu nuk favorizoi një pritje të gjatë në tapetin e kuq të liderëve evropianë. Edi Rama qëndroi gjatë në këmbë për të mikpritur 52 kryeministrat dhe presidentët e Samitit në sheshin skëndërbej.
Në qendrën e kryeqytetit, kartolina e parë e mirëseardhsjes ishin valltarët që kërcënin nën ritmet e muzikës popullore.
Vonesat e disa liderëve I dhanë kohë Ramës edhe për pak ushtrime relaksuese.
“Motrës” së tij, siç ka quajtur kryeministren italiane Meloni iu ul në gjunjë.
Kancelari i ri gjerman Friedrich Merz duket se i shprehu habinë për mandatin e tij të katërt të fituar në 11 Maj.
Presidentes së Komisionit Evropian Von Der Leyen I rezervoi një pritjë të ngrohtë.
Presidentit turk Erdogan, I tërhoqën vëmendjen atletet e kryeministrit në formatin zgjedhor.
Më i heshturi, presidenti I Ukrainës dukej se ishte i përqëndruar tek negociatat për armëpushimin që po zhvilloheshin paralelisht në Turqi.
I fundit ndër liderët e samitit erdhi presidenti i Francës Emanuel Macron, nismëtari I komunitetit politik evropian, të cilit Rama i atribuoi edhe një përmirësim të motit në atë moment.
Pas shiut që i la vendin diellit, ishte momenti për të treguar të veçantat e Shqipërisë, në sallën e teatrit të operës dhe baletit e shndërruar në një hapësinore me yje…
Liderët, Rama kishte menduar ti bëjë të qeshin me imazhet e tyre si fëmijë me inteligjencën artificiale duke uruar në gjuhët e gjithsecilit – mirëserdhët në Shqipëri.
Në shtëpinë e Europës pas monumentit të Skënderbeut, ku muret ishin veshur me vizatime të fëmijëve nga gjithë Shqipëria me mesazhe për Europën, liderët para uljes në tryezën e diskutimeve, vunë firmat në instalacionin e yllit të BE-së veshur me ngjyrat kuqezi të Shqipërisë, të njëjtin që Rama përdori në fushatën e fitores së 11 majit.
Komente
