Teatri Kombëtar, Basha: Akt lufte ndaj artit dhe provokim i BE

8 Maj 2020, 21:16| Përditesimi: 8 Maj 2020, 21:18

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkia Tiranë një akt lufte ndaj artit dhe provokim të BE, ku organizata Europa Nostra ka kërkuar nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Teatrit.

"Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i Teatrit Kombëtar  në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës", shkruan Basha.

Europa Nostra është një federatë paneuropiane për trashëgimi kulturore. Përfaqëson organizatat e qytetarëve që punojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës.


Lajmi kryesor:

Qeveria i kalon 'Teatrin Kombëtar' Bashkisë Tiranë! PD: Vendim kriminal, po luani me pasuritë kulturore


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?