Qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave i kaluar Bashkisë Tiranë truallin e Teatrit Kombëtar, për të krijuar një teatër të ri me standarde moderne dhe bashkëkohore. Në vendim e Këshillit të Ministrave thuhet qartë se bashkua e ka të ndaluar të ndryshojë destinacionin e pasurisë të përcaktuar për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, ta tjetërsojë atë si dhe t'ia jap në përdorim palëve të treta.
Në vendim thuhet se kjo pronë i shtohet listës së pronave shtetërore në përdorim apo pronësi të Bashkisë Tiranë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike duke e cilësuar këtë vendim kriminal që tjetërson pasurinë kulturore. Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shprehet se pasuria kulturore po trajtohet si plaçkë lufte duke përjashtuar mundësinë e rehabilitimit të saj.
"Në mesin e pandemisë kur shqiptarët janë futur fundjavës së radhës nën shtetrrethim, qeveria ka miratuar një VKM kriminale. Në të kryeministri Rama i kalon truallin e Teatrit Kombëtar as më shumë e as më pak se sa Veliajt. Praktikisht sot ai po e trajton pasurinë tonë kulturore si plaçkë lufte. Ne vendim thuhet qe do te ndërtohet nje godine e re duke përjashtuar mundësinë e rehabilitimit, verbëria prej hajduti e shtyn qeverinë dhe bashkinë të kalojnë në këtë fazë. Kjo VKM e cila fsheh një projekt të ulët dhe kriminal, bie në kundërshtim edhe me vendimin e Europa Nostra. Tanimë kokëfortësia e qeverisë qendrore dhe lokale do të shembë me përdhunë çdo objekt historik dhe kulturor. As një ditë pas një vjetorit të vendosjes së shkronjave në të, marifetçinjtë duan ta prishin. Por godina e Teatrit do të qëndrojë pasi aty nuk është më vetëm shpirti i një Tirane që lëngon por edhe zemra e një proteste të gjatë dhe të drejtë", shkruan Tabaku.
Prishja e godinës së amortizuar të teatrit Kombëtar dhe krijimi i një teatrit të ri me standarde europiane dhe moderne ka shkaktuar protesta të shumta të vetë aktorëve, të cilët janë darë në dy grupe në ata që duna një të ri dhe të denjë për aktorët dhe ata që duan të restaurojnë godinën e vjetër.
Pas 2 vjetësh protestë, Bashkia e Tiranës vendosi për të ndërtuar me fonde të buxhetit të shtetit, Teatrin e ri Kombëtar në truallin ekzistues duke prishur marrëveshjen koncensionare me firmën "Fusha.sh.p.k", duke bërë që Teatri i ri Kombëtar të ndërtohet nga buxheti i shtetit dhe jo më nja një investitor privat. Këtë vendim vetë Bashkia Tiranë tha se erdhi për të plotësuar kërkesat e artistëve.
Vendim i Këshillit të Ministrave botuar në Fletoren Zyrtare
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkia Tiranë një akt lufte ndaj artit dhe provokim të BE, ku organizata Europa Nostra ka kërkuar nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Teatrit.
"Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës", shkruan Basha.
Europa Nostra është një federatë paneuropiane për trashëgimi kulturore. Përfaqëson organizatat e qytetarëve që punojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës.
Si puna juaj me selin e PDs. Hajdut te gjith.
PërgjigjuO lyl shal ngjitmi pse su paraqite në gjygj për rrugën e kombit ? ? ? ? ? ? 2 Pse e Shite Detin kush ta kishte lën jotëm apo ytat o lyl surat patat. Përgjigjju ktyre pyetjeve njëher o pler.
PërgjigjuPasurite kombetare i shfarose zotrote Sali efendi.Duke filluar nga sektori i hidrokarbureve Sali efendi,apo ai industrise se shfrytezimit te minerave.Sa ke firmosur badjava Sali efendi.Te gjitha keto luftrat e tua donkishotjane,nuk te bejne te paster Sali efendi,perkundrazi,sa here qe hap gojen,edhe se ndonje mund te kete ndonje boshllek kujtese,ju ja rifreskoni,gjithe hajnite,e poshtersite,batakçilleqet qe i keni bere ketij populli,pikerisht,nen drejtimin tend Sali efendi.Ne qofte se njers si puna jote nuk do pergjigjen sa jane gjalle perpara ketij populli, per te gjitha te keqijat qe i ka sjelle banda jote me ty ne krye,ky popull eshte pa bole,dhe nuk meriton egzistencen,sepse satraoet si puna jote do te vazhdojne deri sa ta zhdukin faren e ketij populli,pikerisht,ate qe nuk ja kan arrit ta çojne deri ne fund,serb greke e turq.
PërgjigjuPjeter, nuk kam cfare t’i shtoj me shkrimit tend. I ke thene te gjitha