“Dy TEC-et lundruese të cilët mbërritën në gjirin e Vlorës së shtator të vitit 2022, tashmë ndodhen në zonën e triportit, dhe që prej asaj dite ato nuk janë vënë asnjëherë në funksion, të paktën kështu konfirmojnë jashtë kamerave edhe punonjësit që ndodhen këtu”.
Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, që kur dy termocentralet lundruese mbërritën në portin e Vlorës, ende nuk kanë nisur nga puna, edhe pse ERE ka licencuar KESH për të nisur prodhimin e energjisë tek Tigri 1 dhe Tigri 3.
2 muaj më parë, Koorporata Elektroenergjetike pohoi për Report TV se të dy TEC-et lundruese ishin në fazë testimi e certifikimi, dhe se nuk kishte përfunduar kolaudimi, por që prodhimi do të niste në fillim të muajit dhjetor 2023.
Kur TEC-et mbërritën në Shqipëri, sasitë e para të energjisë nga këto dy asete pritej të merreshin në nëntor të vitit 2022, afat i cili u shty nga Ministria e Energjisë për në fillim të vitit 2023.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet shtetërore se çfarë do të ndodhë me to, nëse do të vihen në prodhim apo jo, duke marrë në konsideratë edhe koston e lartë me të cilën do prodhohet energjia prej tyre.
Kostoja për një megavat të prodhuar nga këto TEC-e përllogaritet mesatarisht 150-170 euro, por që mund të ndryshojë në varësi të çmimit të lëndës djegëse. Kjo vlerë është trefish më e lartë se çmimet aktuale të energjisë në bursë, që arrijnë deri në 50-60 euro/megavat.
Dy platformat lundruese nëse vihen në punë do të prodhojnë 110 megavat orë energji elektrike, dhe të mbulohen 15% e nevojave të konsumit vendas.
Marrëveshja 2-vjeçare me kompanitë Exelerate Energy dhe Renco është nënshkruar me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qiraja ditore për këto anije është 63 mijë dollarë.
Pra perafersisht,e rrumbullakosur deri tani kemi paguar 28 milion e 700.000 e ca dollare/qira?! Nice! Keto dhe satelitet jane investimet qe do na sjellin begatine!! Ku jane patronazhistet qe e mbushnin me hosana sa here dilte Rama?! Kemi kohe qe nuk degjohen me! Nuk kane marre honorarin e sherbimit?! Duket qe /shperblimet/shkuan per qirate e anijeve e sateliteve! No money,no /training seals/ performances!
PërgjigjuNderkohe qeraja paguhet nga kejet e taksapguesve dhe fitimet i ndajne keta larot tane politikane qe bashkepunojne me te huajt jua qr
Përgjigju