TIRANË- “TEC-et e lundruese të vendosura në gjirin e Vlorës, që kushtojnë 90 000 euro dita, nuk janë funksionale”. Denoncimi vjen nga selia blu, kampi Rithemelimit.
Floriana Garo, zëdhënëse e Partisë Demokratike, deklaron se TEC-et lundruese po kthehen si dy inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, që nuk punojnë.
Sipas PD, marrja e Tec-ve duket si një skemë për të ndarë para me ministren që ka firmosur, e ndërsa nuk mungojnë akuzat për SPAK.
“Pas mbetjeve në Tiranë, incenerimi imagjinar i të cilave u kushton qytetarëve 80 mijë euro në ditë, po ndodh e njëta gjë me vjetërsirat që erdhën nga Bangladeshi dhe u ankoruan në një nga gjiret detarë më të bukur të Europës. “Investitorët amerikanë kanë filluar ta ndiejnë Shqipërinë si vendin e tyre, edhe duke humbur para, se mund t’i çonin këto anije në Gjermani, por e kanë marrë personale ndihmën ndaj Shqipërisë”, ishin fjalët e Belinda Ballukut. Në krah të ministres në Vlorë ishte ambasadorja amerikane Kim, që gjithashtu e shiti këtë investim si ndihmë, jo kontratë biznesi. Kontrata parasheh një pagesë prej 68 milion euro nga qeveria shqiptare vetëm për qiranë. Që do të thotë rreth 90 mijë euro në ditë.
Dimri i parë iku dhe kriza e lajmëruar nga Rama nuk i ndezi TEC-et e Ballukut. Kësaj i thonë kontrata për të ndarë para me ministren që ka firmosur. Burime afër qeverisë njoftojnë se TEC-et e Belindes, “Tigri 1” dhe “Tigri 3” duan kohë që të fillojnë të punojnë. Arsyet burokratike janë disa, por fakti është një. Sipas ekspertëve ata nuk punojne se energjia në bursa është shumë më e lirë se sa kostoja e prodhimit të saj nga TEC –et, ndaj nuk kanë asnjë leverdi të vihen në punë. E njëjta sasi energjie që do të prodhonin TEC-et lundruese kushton shumë më pak e blerë në bursë. Partia Demokratike e ka theksuar se afera me dy TEC-et është një gjobë 90 mijë euroshe në ditë për shqiptarët. Qeveria është përgjigjur me propagandë. Sa i takon SPAK, ai është kthyer vetë në një rrangallë që as punon dhe as flet”, tha Garo.
Këto TEC-e lundruese erdhën pasi kriza e energjisë që nisi nga fundi i verës 2021 arriti kulmin në vitin 2022 duke ekspozuar Shqipërinë ndaj çmimeve të çmendura në importe. KESH vendosi që të merrte me qira gjenerues termikë energjie dhe në finale pas zhvillimit të procedurave konkurruese u siguruan dy gjenerues termikë lundrues. Anijet janë të vendosura në Triport të Vlorës. Në një skenar për situatën energjetike gjatë 2023 të dhënat zyrtare tregonin se prodhimi i energjisë nga këto njësi do të kushtonte 165 milionë euro. Gjeneruesit parashikohej të prodhonin 884 GWh me një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh.
TEC lundruese jane kthyer ne incineratore parash,jo ne gjeneratore energjie.90.000 $/dite qiraja, te djegura kot nuk jane pak!
Përgjigju