Sociale

Tedi Blushi uron nga Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’: Pashkët e ardhshme do të na gjejnë më mirë

20 Prill, 12:07| Përditesimi: 20 Prill, 12:32

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë,  Tedi Blushi, së bashku me drejtues të tjerë të partisë, ishin të pranishëm tek Katedralja "Ngjallja e Krishtit", për të bërë urimin për festën e Pashkëve. Në një prononcim për mediat, ai tha se vitin e ardhshëm, pashkët do t’i gjejnë më mirë.  

“Ishte kënaqësi që së bashku me drejtuesit e PL dhe në emër të presidentit Ilir Meta të ndanim me Fortlumturinë e tij Joanin dhe besimtarët urimet më të përzemërta. Gëzuar Pashkën e madhe, shëndet mbarësi dhe begati në çdo familje shqiptare. Pashka nuk është vetëm një ditë feste por edhe dëshmi triumfi të dritës ndaj errësirës, jetës mbi vdekjen të së mirës ndaj së keqes, dhe jam i bindur se pashkët e ardhshme do të na gjejnë më mirë.

Më lejoni të theksoj se pas 11 majit, çështja e kthimit dhe kompensimit të pronave të komuniteteve fetare do të marrë zgjidhje urgjente, njëherë e përgjithmonë, jo vetëm si detyrim kushtetues por edhe si një mundësi për rimëkëmbjen e mëtejshme të institucioneve tona fetare.”, u shpreh Blushi.  


Lajmi kryesor:

Politika uron Pashkët! Rama: Për shumë vjet! Basha: Sjelltë ndryshimin pozitiv që duam! Begaj: Më shumë gëzim, begati e paqe! Spiropali mesazh për politikanët


Xh.D/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?