Politikë

Teknologjia/ Rama me start up-et në Berat: Të trajtojmë problematikat e kësaj bote të re, të bëhemi partnerë (VIDEO)

18 Korrik, 10:34| Përditesimi: 18 Korrik, 13:26

  • Share

Kryeministri Edi Rama, në takimin që po mban në Berat me përfaqësues të start up-eve, theksoi se duhet të adresojnë problematikat e botës së re të teknologjisë. Kreu i qeverisë tha se duhet të krijohet një “urë komunikimi” me 'komunitetin' teknologjik, duke shtuar që edhe shteti të bëhet partner.

“Nëse nuk arrijmë të ngremë një urë komunikimi me komunitetin tuaj, dhe të përpiqemi të mësojmë dhe kuptojmë sa më shumë nga brendësia e jetës dhe sfidave të komunitetit tuaj. Pasi jam i bindur që nëse krijojmë një sinergji duke u përpjekur duke vënë në dispozicion mjetet që kemi, patjetër që mund të krijojmë edhe më shumë hapësirë, brumë për të pjekur në këtë furrë të re. Kështu që çka i kam kërkuar ministres për Sipërmarrjen është që duke ftuar një numër prej jush, dhe duke përfshirë edhe një numër prej nesh, të kemi një ditë si kjo, dhe të trajtojmë në mënyrë sa më shumë shteruese, problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë, duke folur për kapitalin njerëzor, dhe përshtatjen e aftësive, për transformmin dixhital dhe qeverinë elektronike, për të gjitha segmentet sektoriale dhe pozicionimin konkurrues, financimin sektorial, për integrimin ndërkombëtare, aksesin në tregje dhe gadishmërinë për eksport dhe të kuptojmë sesi këtë ndërveprim ta ngremë në një nivel të një komunikimi konstant, kur të mos i mbetet as rastësisë dhe as një pikë takimi në kohë. Mundësia për të shprehur qoftë shqetësime, ide edhe propozime për bashkëpunim. Ne kemi filluar të kuptojmë se si mund të bëhemi partnerë të drejtëpërdrejtë me ju”, theksoi Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Kemi çdo ditë sulme kibernetike, detyrim pushtetit vendor dhe privatit të investojnë në teknologji! Do vijë koha e ministrave 'AI' (VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?