Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak një pagesë prej 122 mln lekësh që Bashkia e Kavajës kishte bërë në datën 22 gusht për inceneratorin e Tiranës. Kjo i hutoi jo pak këshilltarët e opozitës të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Por, teksa Veliaj po debatonte me këshilltarët e opozitës, mësohet se Bashkia e Kavajës, që drejtohet nga Fisnik Qosja i PD dhe i zgjedhuri i Sali Berishës, ka kryer edhe një pagesë tjetër për inceneratorin. Kryebashkiaku i Kavajës ka miratuar sot edhe 159 milionë lekë të tjera për inceneratorin e Tiranës. Pagesa është kryer sot më 15 gusht 2023, edhe pse afati kur mund ta kryente pagesën ishte 20 shtatori, ç’ka tregon qartazi se nuk ka pasur asnjë hezitim nga kryebashkiaku i djathtë për të shlyer detyrimet për plehrat.
Nxjerrja e fakteve të reja që tregojnë pagesat e Bashkisë së Kavajës për inceneratortin eTiranës njëherë në gusht 122 mln dhe ditën e sotme 159 mln, sollën konfuzion në radhët e këshilltarëve të djathtë, të cilëve panë se si u ra alibia për të sulmuar Veliajn.
Pagesa e bërë nga Bashkia e Kavajës për inceneratorin më 15 shtator
Pagesa e bërë nga Bashkia e Kavajës për inceneratorin më 22 gusht
Po pse hutohen ?ku eshte pare qe tu behet sherbimi dhe te mos paguajne ? pd gjithmon e hutuar ka qene .se u mesuan qe i hidhnin plerat nga te gjitha anet .Mendoni si ishte dhe si eshte sot ,kush e beri ? E bene ata qe ju te pd vetem balte hidhni se ju jeni mesuar te vidhni dhe ju duket e cuditeshme si u beme .turp per ata qe i shkojne mbrapa .
PërgjigjuShumica e ketyre pagesave jane te prapambeturat e ish kryebashkiakut.
A jeton ne planet tjeter apo e shikon shqiperine me syte e patronazhisteve. Inveneratori i ka pronaret ne kerkim Mertiri Ben tigri Lefter Koka me shoke. Si mund tu paguash fature ktyre vetem zoti e di. Ok paguan sherbimin per qytetaret por jo taksat e djersen e tyre tja japesh Mertirit me shoke se ka zot siper