Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës! Veliaj publikon faturat: Kavaja pagoi 122 mln lekë për inceneratorin! Opozita: Tirana 6 mln euro

15 Shtator 2023, 17:11| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 22:53

  • Share

TIRANË- Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është zhvilluar me debate mes këshilltarëve të opozitës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Këshilltarët e opozitës kundërshtuan vendimin për një fond shtesë prej 6 mln eurosh për inceneratorin e Tiranës. Por gjatë mbledhjes kryebashkiaku Veliaj i quajti qëndrimet e tyre hipokrizi duke publikuar faturat 122 mln lekë në 22 gusht që bashkia e Kavajës që drejtohet nga e djathta ka paguar për inceneratorin vetëm në gusht.

“Bashkia e Kavajës, në 22 gusht, e ka paguar inceneratorin 122 milionë lekë. Bashkia e Kavajës që e drejtojnë këta. Këta thonë: Në Kavajë do ta bëjmë pastrimin. Janë ca hipokritë që flasin gjithë ditën dhe kanë vajtur të parët të paguajnë lekët atje, sepse Kavajën nuk duan ta lënë pis, kurse Tiranën duan ta lënë pis, ngaqë e kuptojnë se pis e lanë”, tha Veliaj.

Por, teksa Veliaj po debatonte me këshilltarët e opozitës, mësohet se Bashkia e Kavajës, që drejtohet nga Fisnik Qosja i PD dhe i zgjedhuri i Sali Berishës, ka kryer edhe një pagesë tjetër për inceneratorin. Kryebashkiaku i Kavajës ka miratuar sot edhe 159 milionë lekë të tjera për inceneratorin e Tiranës. Pagesa është kryer sot më 15 gusht 2023, edhe pse afati kur mund ta kryente pagesën ishte 20 shtatori, ç’ka tregon qartazi se nuk ka pasur asnjë hezitim nga kryebashkiaku i djathtë për të shlyer detyrimet për plehrat.

Pas përfundimit të mbledhjes, këshilltarët e opozitës në një deklaratë për mediat thanë se Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit të Tiranës.

“Sot Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro. Nuk mund të ishim dakord”, tha Ilir Alimehmeti. 

“Veliaj i çon 6 mln euro inceneratorit që është nën sekuestro nga SPAK dhe kjo është absurde”, ka thënë Endrit Braimllari.

Këshilltarët e opozitës i kanë ndërprerë Veliajt disa herë fjalën, në një kohë kur ai po fliste për ndërtimin e shkollave të reja dhe investimet në arsim. Veliaj u kërkoi që të respektojnë rregulloren e Këshillit Bashkiak. Ai tha se opozita i ka alergji shkollat e reja dhe nuk do të dëgjojë për to sepse nuk ka ndërtuar asnjë shkollë në Tiranë.

“Rregullorja ka sanksione për ata që ndërpresin fjalën. Unë e di se është shumë e vështirë që të humbasësh me 60 mijë vota, është e pagëlltitshme. Por, është një ‘zhavorr’ që duhet ta gëlltisni. E kuptoj se është e dhimbshme. ‘Zifti’ i 60 mijë votave mezi tretet. E di që ndoshta, e keni bezdi të dëgjoni për shkollat e reja, sepse ata që s'kanë prekur një punë me dorë, që s’kanë ndërtuar një shkollë. Keni alergji sa herë flas unë për shkollat. U rrahët si “gamori në duhon” me 60 mijë vota, ndaj duhet të dëgjoni kur flasim për shkollat. Nëse do flisni si rrugeçër, do merrni të njëjtin rezultat. Si ta keni, njerëzit kanë alergji nga kjo rrugaçëri. Unë ju rrah edhe herën tjetër”, tha Veliaj.

"Herën tjetër ti do votosh nga qelia. Je shkelësi më i madh i ligjit në Tiranë. Procedurat e inceneratorit janë personale për të gllabëruar qytetarët. Ti je hajduti më i madh i qytetarëve të Tiranës", tha Braimllari.

"Erion Qelia ti sot i sjell Keshillit Bashkiak per miratim propozimin per shtese fondesh per inceneratorin inekzistent dhe nen sekuestro te Tiranes. Ne vend te ishe sot i pandehur para drejtesise vjen ben monologje para Keshillit. Je keqberesi me i madh i kryeqytetit dhe abuzuesi me i madh i taksave te qytetareve. Per mega-aferen e inceneratorit duhet te ishe marre i pandehur. Ti sot quhesh Erion Qelia", tha Blushi.

Veliaj po ashtu komentoi edhe zjarrin në pallatin 10-katësh në Tiranë, ku tha se u shkaktua nga një kondisioner i montuar keq dhe i futur në fasadë. Ndërsa replikonte me këshilltarët e opozitës të cilëve u kujtoi atë që ndodhi 15 vite më parë në Gërdec, Veliaj vlerësoi angazhimin e forcave zjarrfikëse që vunën nën kontroll flakët nga zjarri aksidental në pallat.

"E di që edhe për zjarrin ju djeg se pas Gërdecit e keni shumë të vështirë të flisni për zjarrëfikësit. Pasi hodhët në erë 26 njerëz e keni shumë të vështirë. Kur bie muhabeti te ish Sigurimi i Shtetit dhe te zjarri, te Gërdeci dhe te fuksi ju shqetësoheni, por për ne që jemi njerëz normal, që jetojmë me njerëz normal dhe që bëjmë jetë normale, dua të falenderoj gjithë zjarrfikësit dhe ata që erdhën të na ndihmojnë nga Vora dhe nga Kamza. Kanë bërë një punë të lavdërueshme dhe të jashtëzakonshme dje. Dua të falenderoj të gjithë ata që u morën me hetimin në ditën e sotme. Ashtu siç kuptuam, shkaku ishte një kondicioner dhe mënyra se ishte lidhur gabimisht dhe ishte futur në atë fasadë", tha Veliaj. 

Kryebashkiaku po ashtu njoftoi se të gjithë studentët e Tiranës që janë të pajisur me kartën e studentit do marrin abone falas duke nisur që nga muaji tetor.

Pagesa e bërë nga Bashkia e Kavajës për inceneratorin më 22 gusht

 

Pagesa e bërë nga Bashkia e Kavajës për inceneratorin më 15 shtator

Ora 21:55
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, këshilltarja e opozitës: Me forcën e kartonit Veliaj u hoqi qytetarëve shqiptarë 6 mln euro dhe ia dha inceneratorit


Anëtarja e Këshillit Bashkiak Tiranë, Enriketa Papa ka reaguar pas mbledhje ku thotë se Veliaj me forcën e kartonit u hoqi qytetarëve shqiptarë 6 mln euro dhe ia dha inceneratorit të Tiranës.

Dacibao (fleterrufeja) qe sot Kryebashkiaku i Bashkia Tiranë, paraqiti ne mbledhjen e Këshilli Bashkiak Tiranë, per te justifikuar pagesen prej 6ml €uro qe bashkia i shton 100 ml €urove te paguara per aferen korruptive te incineratorit te Tiranes, afere korruptive tashme nen hetim dhe sekuestro nga SPAK, eshte simbol i arrogances se pushtetit perkundrejt qytetareve dhe taksapaguesve te Tiranes.

Duartrokitjet ne unison te keshilltareve bashkiak perkundrejt fleterrufese, deshmuan neglizhencen, dhe arrogancen e pushtetit, teksa me forcen e kartonit, ju hoqen qytetareve te Tiranes, 6 ml €uro, te cilat mund te investoheshin per shkolla, kopshte, apo cerdhe te munguara te qytetit tone.

Kjo „kontrate koncesionare per ndertimin e Landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese ne Tirane dhe prodhimin e energjise elektrike”, eshte maja e ajsbergut te korrupsionit te frikshem qe i eshte bere parave te qytetareve shqiptare, per nje objekt qe nuk eshte ndertuar, qe nuk ekziston, por qe duartrokitet me pathos vetekenaqesie te keshilltareve socialist te Bashkise Tirane, teksa vete afera eshte nen sekuestro nga SPAK, tregon mungesen totale te empatise ndaj taksapaguesve, dhe i sherben vetem pushtetareve qe shperdorojne detyren ne afera korruptive, ne kurriz te qytetareve.

Keshilltaret bashkiake te Partia Demokratike e Shqipërisë e denoncuan dhe e kundershtuan pagesen prej 6ml €uro ne dobi te nje afere korruptive, si ceshtja e incineratorit te Tiranes, afere nen hetim dhe sekuestro nga SPAK.

Ora 21:39
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltarët e opozitës: Veliaj i çon 6 mln euro inceneratorit

1694806550_teliti.jpg

Këshilltarët e Këshillit Bashkiak kanë dalë në një deklaratë për mediat pas përfundim të mbledhjes, ku kanë akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se nuk u dha fjalën gjatë kësaj mbledhjeje. Ilir Alimehmeti tha se Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit të Tiranës.

“Sot Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro. Nuk mund të ishim dakord”, tha ai.

Endrit Braimllari tha se Veliaj po punon vetëm për interesin e tij personal.

“Veliaj i çon 6 mln euro inceneratorit që është nën sekuestro nga SPAK dhe kjo është absurde”, ka thënë Braimllari.

Ora 21:18
Veliaj: Studentët mund të marrin që në tetor abone falas

 

Studentët e Tiranës mund të pajisen me abonenë falas të autobusit që në fillim të vitit të ri akademik. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se karta e Studentit që sot ofron 1600 shërbime, shërbim kryesor ka pikërisht abonenë studentore. 

“Karta e Studentit, siç e dini ofron sot 1600 shërbime, por shërbim kryesor, edhe si vlerë financiare, ka abonenë e përgjithshme falas. Bëhet fjalë për 22.500 studentë dhe ne kemi parashikuar 13.5 milionë në muaj, vlerë e cila do mbulohet e gjitha nga buxheti i Bashkisë së Tiranës,” u shpreh Veliaj. 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak u vendos që procedura për marrjen e kësaj karte të nisë që në muajin tetor, ndryshe nga vitet e tjera që fillonte pas nisjes së vitit të ri akademik. 

Pajisja e studentëve me Abone Studenti, tashmë prej pothuajse një viti, bëhet falas nëpërmjet sistemeve elektronike të Kartës së Studentit.

Ora 21:17
Veliaj: E nisëm mbarë shtatorin me hapjen e 9 shkollave të reja në Tiranë

Fjalën e tij në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e nisi me shkollat e reja që janë çelur në kryeqytet këtë vit të ri arsimor. Veliaj tha se pas 40 shkollave të reja që u hapën një vit më parë, muaji shtator ka nisur mbarë me 9 shkolla të reja dhe moderne. 

“Janë disa shkolla që i kemi ndarë në dy lote. Një lot janë shkollat që bën Bashkia e Tiranës dhe aty kemi ecur pak më shpejt sepse ka edhe më pak burokraci, duke qenë se është vetëm një institucion. Ndërkohë, kemi një paketë tjetër shkollash, që menaxhohet nga BE-ja, të cilat kanë një procedurë pak më të gjatë. Hapëm shkollën “Lekë Gjiknuri” te Medreseja. Këta që s’bënë asnjë shkollë, që edhe shkollën e Medresesë e kthyen në zyra për Ujësjellësin, ne e rikthyem në shkollë. Për të gjithë prindërit që kanë pyetur për shkollën “Emin Duraku”, kemi pasur një situatë të mbartur nga vitet “e lavdishme” ’90, ku është legalizuar dhe është bërë një ndërtim pa leje ngjitur me murin e shkollës. Por më në fund është zhbllokuar edhe ajo situatë. Kemi pasur disa pyetje edhe nga kolegët e opozitës për shkollën “Partizani”, ka pasur ankimime. Procedura thotë që duhet të presim derisa të mbarojnë ankimimet. Jemi në javën e fundit të procedurës për të blerë të gjitha materialet didaktike dhe do të vijojmë edhe aty. E njëjta me “Xhezmi Dellin”, “Asim Vokshin” dhe me “Bedri Llagamin”,” u shpreh ndër të tjera Veliaj. 

Ndërkohë, puna vazhdon edhe me shkollat e tjera, përfshirë ato në lagjen Rilindja, në Astir dhe në zonën e Liqenit të Thatë e Sauk.

Ora 18:21
Veliaj falënderon zjarrfikësit e Tiranës: Bënë punë të shkëlqyer me luftën kundër zjarrit në pallat

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak falenderoi zjarrfikësit e Tiranës për punën që bënë për shuarjen e  zjarrit që përfshiu pallatin në rrugën “Sali Butka”. Por, këshilltarëve të djathtë, të cilët i ndërprenë fjalën, Veliaj u kujtoi Gërdecin, kur tha: “E di që edhe për zjarrin ju djeg, se pas Gërdecit e keni shumë të vështirë të flisni për zjarrfikësit. E keni shumë të vështirë, pasi hodhët në erë 26 njerëz”.

 “Kam një falënderim për të gjithë kolegët, të cilët dje u përfshinë në një betejë të jashtëzakonshme, në luftën kundër zjarrit. Një zjarr i hapur aksidentalisht. E di që edhe për zjarrin ju djeg se pas Gërdecit e keni shumë të vështirë të flisni për zjarrfikësit. Pasi hodhët në erë 26 njerëz e keni shumë të vështirë. Kur bie muhabeti te ish Sigurimi i Shtetit dhe te zjarri, te Gërdeci dhe te fuksi ju shqetësoheni, por për ne që jemi njerëz normal, që jetojmë me njerëz normal dhe që bëjmë jetë normale, dua të falënderoj gjithë zjarrfikësit dhe ata që erdhën të na ndihmojnë nga Vora dhe nga Kamza. Kanë bërë një punë të lavdërueshme dhe të jashtëzakonshme dje. Dua të falënderoj të gjithë ata që u morën me hetimin në ditën e sotme. Ashtu siç kuptuam, shkaku ishte një kondicioner dhe mënyra se ishte lidhur gabimisht dhe ishte futur në atë fasadë. Megjithatë, njoftimin zyrtar do ta bëjnë zjarrfikësit dhe Policia e Tiranës, por për të gjithë ata djem dhe për ata që u shtruan në spital kam vetëm mirënjohje dhe vetëm respekt se vetëm njerëzit e punës e çojnë Tiranën përpara”, tha Veliaj.

Ora 18:06
Veliaj publikon faturat: “Bashkia e Kavajës i pagoi 122 mln lekë inceneratorit të Tiranës! Latë pushimet përgjysmë dhe bëtë pagesën me rroba banjo

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak faturat e pagesave që Bashkia e Kavajës ka bërë për inceneratorin e Tiranës, duke paguar për shërbimin e mbetjeve. Veliaj tha se Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga opozita, ka paguar 122 milionë lekë në 22 gusht.

“Bashkia e Kavajës, në 22 gusht, e ka paguar inceneratorin 122 milionë lekë. Bashkia e Kavajës që e drejtojnë këta. Këta thonë: Në Kavajë do ta bëjmë pastrimin. Janë ca hipokritë që flasin gjithë ditën dhe kanë vajtur të parët të paguajnë lekët atje, sepse Kavajën nuk duan ta lënë pis, kurse Tiranën duan ta lënë pis, ngaqë e kuptojnë se pis e lanë. Këta janë ca hipokritë dhe është turp që çuna të rinj i japin fytyrën Saliut, që goca të reja i japin fytyrën Ilir Metës, sepse në të vetmen bashki të vogël që drejtojnë, në 22 gusht, në mes të pushimeve, vajtën e i paguan ‘xhixhat’. Këta e kuptojnë që nuk ka gjë pa lekë dhe vajtën në mes të verës, paguan 122 milionë lekë. Sepse edhe kur e menaxhon shteti, ka kosto”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se sot Tirana është qyteti më i pastër, ndërsa i cilësoi akuzat e këshilltarëve të djathtë hipokrizi

“Bashkia e Tiranës është sot më e pastër se zhuli që latë ju, është pa atë renë veshtullore që prodhuat ju, është pa ata njerëzit që turreshin për të marrë plehra. Është sot qyteti më i pastër në Ballkan. Vajtët latë pushimet dhe paguat inceneratorin e landfillin për Kavajën, që e drejtoni vetë dhe ndërkohë thoni: “Bëni si them unë, por jo si bëj unë”! Tirana do të vazhdojë të jetë qyteti më i pastër në Ballkan dhe pikërisht se ju e bëni pis, s’keni për të fituar kurrë! E kuptoj që ju ra si bombë kjo e Kavajës, por na tregoni shembullin që t’ju ndjekim. Shembulli që bëtë është që vajtët me rroba banjo të paguani. Siç vajtët me tanga, me reçipeta, me rroba banjo, më 22 gusht ta paguani, tani ne që jemi të veshur me kostum do shkojmë ta paguajmë, sepse nuk mund ta lëmë dot Tiranën në dorë të zhulsave”, theksoi më tej Veliaj.

Ora 17:41
I ndërprenë fjalën, Veliaj-këshilltarëve të Partisë së Lirisë: Sa herë flitet për ish-Sigurimin, këta të Ilir Metës ngrihen ‘pupthi’

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar këshilltarët e Partisë së Lirisë. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u propozua emërtimi i një sheshi në Njësinë 2 me emrin Dom Shtjefën Kurti, ish i dënuar politik nga regjimi komunist, Veliaj tha se këshilltarët e PL-së, të cilët i ndërprenë disa herë fjalën, i zë paniku pasi e kanë kryetarin e tyre ish-sigurims.

“Sa herë që flas unë për këto të Sigurimit të Shtetit, ju që e keni kryetarin sigurims jeni të shqetësuar. Ai që spiunonte shokët është bërë kryetar i partisë së tyre dhe sa herë që flasim për sigurimin këta të Ilir Metës hidhen pupthi. Merreni me qetësi, me sportivitet. Të fala sigurimsit. I kam thënë Ilir Metës: Sigurimsat nuk kanë të ardhmen! Ju do shkoni nga humbja në humbje, si “gamori n’duhon”, tha Veliaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 10/12/2023 12:26

    Ca shkollash thua o Loku...po ne renditien e Pisas perfundove afer Afrikes me keq bile....

    Përgjigju
  • Loku: 15/09/2023 22:54

    Keqardhje per mjekun Alimehmeti si u katandis sapo u mor me politike.

    Përgjigju
  • daku: 15/09/2023 19:00

    dmth ne do te degjojme vetem monologun e kryetarit dhe llafet treth sigurimit te shtetit qe jane muhabete te kota por per zhvillimin ekonomik dhe papunesine?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?