Veliaj publikon faturat: “Bashkia e Kavajës i pagoi 122 mln lekë inceneratorit të Tiranës! Latë pushimet përgjysmë dhe bëtë pagesën me rroba banjo

15 Shtator 2023, 18:06| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 18:47

  • Share

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak faturat e pagesave që Bashkia e Kavajës ka bërë për inceneratorin e Tiranës, duke paguar për shërbimin e mbetjeve. Veliaj tha se Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga opozita, ka paguar 122 milionë lekë në 22 gusht.

“Bashkia e Kavajës, në 22 gusht, e ka paguar inceneratorin 122 milionë lekë. Bashkia e Kavajës që e drejtojnë këta. Këta thonë: Në Kavajë do ta bëjmë pastrimin. Janë ca hipokritë që flasin gjithë ditën dhe kanë vajtur të parët të paguajnë lekët atje, sepse Kavajën nuk duan ta lënë pis, kurse Tiranën duan ta lënë pis, ngaqë e kuptojnë se pis e lanë. Këta janë ca hipokritë dhe është turp që çuna të rinj i japin fytyrën Saliut, që goca të reja i japin fytyrën Ilir Metës, sepse në të vetmen bashki të vogël që drejtojnë, në 22 gusht, në mes të pushimeve, vajtën e i paguan ‘xhixhat’. Këta e kuptojnë që nuk ka gjë pa lekë dhe vajtën në mes të verës, paguan 122 milionë lekë. Sepse edhe kur e menaxhon shteti, ka kosto”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se sot Tirana është qyteti më i pastër, ndërsa i cilësoi akuzat e këshilltarëve të djathtë hipokrizi

“Bashkia e Tiranës është sot më e pastër se zhuli që latë ju, është pa atë renë veshtullore që prodhuat ju, është pa ata njerëzit që turreshin për të marrë plehra. Është sot qyteti më i pastër në Ballkan. Vajtët latë pushimet dhe paguat inceneratorin e landfillin për Kavajën, që e drejtoni vetë dhe ndërkohë thoni: “Bëni si them unë, por jo si bëj unë”! Tirana do të vazhdojë të jetë qyteti më i pastër në Ballkan dhe pikërisht se ju e bëni pis, s’keni për të fituar kurrë! E kuptoj që ju ra si bombë kjo e Kavajës, por na tregoni shembullin që t’ju ndjekim. Shembulli që bëtë është që vajtët me rroba banjo të paguani. Siç vajtët me tanga, me reçipeta, me rroba banjo, më 22 gusht ta paguani, tani ne që jemi të veshur me kostum do shkojmë ta paguajmë, sepse nuk mund ta lëmë dot Tiranën në dorë të zhulsave”, theksoi më tej Veliaj.


Lajmi kryesor:

Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës! Veliaj publikon faturat: Kavaja pagoi 122 mln lekë për inceneratorin! Opozita: Tirana 6 mln euro


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?