Telefonata e Ramës me Erdogan, flet ambasadori turk: Pastroni arsimin e fenë nga ‘Feto’! S'do lejojmë të helmojnë marrëdhënien tonë

9 Gusht, 13:56| Përditesimi: 9 Gusht, 15:17

  • Share

Korçe- Një ditë pas telefonatës së kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Turqisë Erdogan, nga Korça ambasadori turk në vendin tonë Kagan Atay zbardhi detaje nga biseda mes tyre. Veç marrëdhënieve dypalëshe e situatës ndërkombëtare, ambasadori konfirmon kërkesën turke për pastrimin e Organizatës FETO në Shqipëri, e cila ka qenë po ashtu pjesë e diskutimit.

“Është prekur përsëri pjesa e kërkesës së vazhdueshme të bërë edhe publike nga ana e presidentit tonë për pastrimin e organizatës terroriste FETO këtu në Shqipëri sidomos në fushën e arsimit dhe fesë dhe kjo është prekur edhe në bisedën telefonike. Ky pastrim nuk duhet bërë vetëm për Turqinë, duhet të bëhet për një të ardhme më të sigurt edhe për vendin tuaj. Nuk do ti lejojmë të helmojnë marrëdhënien midis dy shteteve” tha Kağan Atay Ambasador i Turqisë në Shqipëri

Ambasadori thotë se Turqia do të vazhdojë mbështetjen në fushën e mbrojtjes.

“Partneriteti strategjik do të vazhdojë, Shqipëria ka blerë nga Turqia 3 dronë Bayraktar dhe patjetër që këto marrëdhënie do të vazhdojnë. Plus kësaj ju e dini që Turqia është goxha e zhvilluar në fushën e mbrojtjes, sot kanë qenë 3 dronë nesër mund të jenë pajisje apo gjëra të tjera, partneriteti do të vazhdojë.”

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilluan të enjten bisedën telefonike. Siç mediat turke citojnë, Erdogan krahas shqetësimit për organizatën FETO  i shprehu kryeministrit shqiptar se marrëdhëniet e dy vendeve janë në një nivel të lartë dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/08/2024 01:03

    Po,po do bejme pastrim me themel,do ju marrim me fshese ty,Erdoganin tend dhe Ramen tuaj,te qerroheni andej nga keni ardhur,nga fundi i Anadollit! Aty e kini vendin.

    Përgjigju
    • Gamenista: 10/08/2024 18:16

      ????????????????????????????

  • Eri: 09/08/2024 16:49

    Shko andej nga ke ardhur, ti bashke me Erdoganin.

    Përgjigju
  • lilu: 09/08/2024 15:30

    pastrojeni ne shtepine tuaj, ketu mesoni te respektoni te zotet...

    Përgjigju
  • Korca: 09/08/2024 14:54

    Tani le të dalë pak Kryeminstri dhe të thotë iku ajo kohë (ka 120 ) vjet që Turqia nuk fut dot duart në çështjet e brendshme të Shqipërisë. O bythë shitur, turkoshqiptarët e dreqit... na i shpifët... Nxirrni dhe Bidon(in) të bëjë të njejtin koment dhe të mbrojë shqiptarinë... racë bastardësh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?