Foto Ilustruese

Sociale

Temperatura deri 40°C në ditët e ardhshme, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel qytetarëve: Kujdes, shmangni orët e pikut

24 Qershor, 16:10| Përditesimi: 24 Qershor, 16:21

  • Share

Temperaturat pritet që të arrijnë deri në 40°C, në ditët në vijim duke rritur ndjeshëm rrezikun për shpërthimin e zjarreve në pyje dhe zona rurale.

Lidhur me këtë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) duke u bazuar në parashikimet e IGJEO dhe Qendrës Evropiane për Koordinimin e Emergjencave (ERCC), i ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Rekomandohet shmangia e qëndrimit në diell gjatë orëve të pikut, si dhe ndalohet përdorimi i zjarrit në ambiente të hapura.

'Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashikimet e IGJEO dhe ERCC paralajmëron se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale. U bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe tregoni kujdes me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura', thuhet në njoftim. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?