Foto Ilustruese

Lifestyle

Temperatura të larta? Ja cilat janë 5 veshjet me të cilat mund të ndiheni rehat gjatë verës

6 Korrik, 17:25| Përditesimi: 6 Korrik, 17:48

  • Share

Kur temperaturat rriten, zgjedhja e veshjes në garderobë mund të bëhet e ndërlikuar. Lërini mënjanë pantallonat e gjata si dhe takat e holla shumë të larta apo këpucët e mbyllura, dhe përqendrohuni në fustane të gjera dhe kostume prej linoje.

Fustanet

Rregulli numër një për t'i mbijetuar vapës së qytetit është të fokusoheni te fustanet me silueta të mëdha dhe "të ajrosura" , me ngjyra të thjeshta, për t'u kombinuar me disa aksesorë, një palë sandale të sheshta dhe një kapele.

Pantallona

Pantallonat e shkurtra janë një ide e mirë për tu veshur në verë. Zgjidhni ato të lirshme me një prerje të përshtatur që mund t'i "shfrytëzoni" si në zyrë dhe në kohën tuaj të lirë, të kombinuara me një bluzë linoje. 

Funde

Rifresko pamjen tuaj me një fund! Gjithçka që duhet të bëni është ta kombinoni me një bluzë pambuku, një çantë me ngjyra dhe një palë sandale.

Kostum lino 

Linoja është aleati i padiskutueshëm ku mund të mbështeteni kur është vapë. Një palë pantallona dhe një këmishë me mëngë të shkurtra oversize do ishte zgjedhja e duhur. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?