RENEA 'blindon' Vlorën, shoqërohen 5 persona, u survejuan nga agjentë civilë! Ndalohet dhe vëllai i të fortit të Selenicës! Sekuestrohen armë (EMRI)

17 Shtator 2023, 21:33| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 08:34

  • Share

VLORË- Forcat RENEA blinduan Vlorën mbrëmjen e së dielës, (17 shtator 2023) gjatë një aksioni që vijoi për disa orë.

Burime për Report Tv, bënë me dije se RENEA kreu kontrolle në disa zona të qytetit bregdetar, ndërsa 5 persona u shoqëruan në bulevardin Vlorë-Skelë. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv kësaj zone i është vënë shiriti. Efektivët e RENEA-s sekuestruan 2 pistoleta, por nuk dihet ende se kush nga të ndaluarit i posedonte. Një tjetër i ndaluar është edhe Bruno Shehu.  Pesë të ndaluarit njiheshin me njëri-tjetrin. 

5 të shoqëruarit u kapën në një lokal, ndërsa ishin survejuar nga agjentët civilë, më të cilët edhe u konfliktuan. 

RENEA ndaloi edhe vëllanë e ‘Tesit të Selenicës’, i ashtuquajturi edhe i forti i kësaj zone. Bëhet fjalë për Satilno Bashën, një eksponent edhe ky i njohur nga forcat blu. Santilno Basho ka qenë i dënuar në 2019 për 'shtrëngim me dhunë për dhënie  pasurie'. Dyshohet se kërcënoi dajën për ti marrë para. 

Gjatë opercionit janë sekuestruar dhe dy pistoleta. Ende nuk dihet se kujt i përkasin armët e gjetura nga forcat e RENEA-s, pasi janë gjetur në lokalin ku ishin të shoqëruarit.  

Satilno Basho

Kush është Tesi Basho

Tesi Basho është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që "shkundi" Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese. Ai ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019. 

Tesi Basho

Krahas forcave RENEA edhe blutë e Vlorës në bashkëpunim me FNSH janë duke kryer kontrolle në saj të megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’. Në saj të këtij operacioni nga u lëshuan 90 urdhër-arreste janë ekzekutuar 69 dhe 21 janë ende në kërkim.

Ora 22:29
Aksioni i RENEA-s në Vlorë, ja kush është njëri prej 5 të ndaluarve! Vëllai i të fortit të Selenicës (EMRI)

1694982690_tesibasho.jpg

Santilno Basho është një prej 5 të ndaluarve në saj të aksionit të RENEA-s në Vlorë. Basho është vëllai i një prej të fortëve të Selenicës, Tesi Basho. Santilno Basho ka qenë i dënuar në 2019 për 'shtrëngim me dhunë për dhënie për dhënie pasurie'. Dyshohet se kërcënoi dajën për ti marrë para. 

Personi që shihni në foto është i forti i Selenicës, Tesi Basho.

Kush është Tesi Basho: 

Tesi Basho është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që "shkundi" Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese. Ai ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019. 

G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?