Buddha Bar në resortin Green Coast

Tempulli shpirtëror i lindjes, Green Coast sjell Buddha-Bar për herë të parë në Shqipëri!

8 Qershor 2023, 15:57| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 16:06

  • Share

Buddha Bar është rrjeti ekskluziv i bareve dhe restoranteve, i cili ndërthur në harmoni të plotë botën mistike të Lindjes, tingujt që të ftojnë për meditim e relaks me dizajnin dhe atmosferën e konceptuar për intimitetin më të thellë. Një ndërthurje e përsosur, e cila e bën Buddha Bar një nga më të pëlqyerit dhe të frekuentuarit në të gjithë botën.

Green Coast e sjell për herë të parë këtë patentë ndërkombëtare në Shqipëri, me të gjitha standardet që ky emër ofron.

Resorti i Green Coast, i cili kujdeset që çdo shërbim të jetë premium për klientët e tij, e plotëson me nuancat ekzotike të lindjes qëndrimin tuaj në të këtë sezon.

Buddha Bar, i cili do të hapet për të gjithë vizitorët në shëtitoren e Green Coast do të ofrojë një përvojë emocionuese relaksi dhe kulinarie njëkohësisht.

Një vend perfekt, që krijon një harmoni të përsosur mes mendjes, shpirtit, dëshirave dhe degustimit të ushqimit e pijeve të zgjedhura me kujdes.  Një tempull oriental i Budës dhe filozofisë shpirtërore të tij, në botën perëndimore

Dizajni i brendshëm i këtij brandi ndërthur elementë aziatikë, tibetianë, por edhe modern, duke u dhuruar vizitorëve të tij një shije elegante dhe luksin e një pushimi që e çon imagjinatën në dimensione të largëta.

Muzika magjepsëse e ambientit është një përzierje e ritmeve house dhe e tingujve tribalë, mistikë, afrikanë, aziatikë dhe orientalë.

Ndriçimi i ulët e bën mjedisin më intim, ndërsa ushqimet, të cilat janë një ndërthurje e kuzhinës së Lindjes së largët me atë perëndimore, i shtojnë shije dhe vlerë qëndrimit në restorant.

Sushi, produktet e detit dhe mishi i zgarës, janë më identifikueset e menusë së Buddha Bar, të cilat mund t’i shoqëroni me një gotë verë ose me koktejlet ekzotike.

Green Coast, i cili ofron një sërë shërbimesh të tjera përgjatë shëtitores së tij, e plotëson puzzle e surprizave me Buddha Bar, për ta bërë gjithë përvojën tuaj të të qëndruarit në resort akoma më unike.

Buddha Bar u krijua 27 vite më parë në Paris nga franko-rumuni Raymond Visa, frymëzuar prej udhëtimeve të tij në vise të largëta. Suksesi i tij i menjëhershëm solli përhapjen e këtij stili baresh në 15 vende të botës. Sot Buddha Bar gjendet në resorte luksoze në vende si Mikonos, Santorini, Mal të Zi, Monte-Carlo, Amsterdam, Paris, Nju Jork, etj.

Autenticiteti është një prej karakteristikave identifikuese të Buddha Barit, që e shoqëron në çdo aspekt të tij. Miksimin e elementëve të kulturave të ndryshme e gjen në ushqim, dizajn dhe muzikën e këtij restoranti, që ka prekur suksese ndërkombëtare përgjatë viteve.

Tashmë, me të gjithë plotësinë dhe standardet që ofron kudo ku ky bar është hapur, do të mund ta gjeni në Green Coast, vendin me bukuri të rralla e mundësi të pafundme argëtimi.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?