Tender për rrugën Korçë-Ersekë – ARRSH bën gati procedurën, 432.3 mln lekë për pjesën e dytë të lotit II

17 Gusht, 09:42| Përditesimi: 17 Gusht, 10:01

  • Share

Përfundimi i rrugës Korçë – Ersekë do të kërkojë fonde shtesë, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për pjesën e dytë të lotit II.

Ky dikaster parashikon të hapë procedurën prokuruese, me fond limit prej rreth 432.3 mln lekë, që do të shkojnë për ndërtimin e kësaj pjese të rrugës. Tenderi fillestar për këtë segment u zhvillua në vitin 2022 dhe kishte një fond limit prej 2.16 mld lekë, ndërkohë që së bashku me pjesën e parë të lotit 2, kosto për aksin me gjatësi 4.15 km ishin rreth 19.5 mln euro.

Sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, aktualisht aksi rrugor Korçë-Ersekë ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra, raporton SKAN. 

Punimet në këtë aks nisën qysh në vitin 2013, ndërkohë që në shtator të vitit 2018 përfunduan punimet në një gjatësi prej 17.6 km që përfshinin vetëm lotin e parë. Më pas nisën punimesh për lotin 2 dhe 3, teksa afati i përfundimit të punimeve fillimisht ishte shkurti i vitit 2023.

Rruga Korçë-Ersekë është një aks kyç në rajonin jug-lindor, ndërsa projekti parashikon ndryshime të rrugës aktuale, duke shmangur disa prej segmenteve, të cilët në dimër paraqesin problematikë nga ngricat dhe bora.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?