Procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të Shoqatës Rajonale të Korçës, ka pasur edhe debate. Kandidati që humbi Kujtim Shaba kundërshtoi nxjerrjen jashtë të mediave, por përshi edhe përfaqësues të FSHF nuk kanë lejuar gazetarët dhe kamerat të jenë prezente. Ndërkohë, ai ka deklaruar se në një moment emocional ka dashur edhe të hedhë kutitë e votimit, por e kanë ndaluar shokët e tij.
Kujtim Shaba: Asnjë nuk ka mitroloz, aty transparente. nuk ka pse mediat të dalin jashtë, media nuk ka pse të dalë jashtë.
Përfaqësuesi i Shoqatës: Mbledhjen e drejtojmë ne
Kujtim Shaba: Jo, s'mund ta drejtoni ju. Mbledhja duhet të jetë transparente
Përfaqësuesi i Shoqatës: Mbledhja do jetë transprarente, nuk ka asnjë konspiracion që mendoni ju, do t'ju lutemi që të jeni i qetë, në të kundërtën do detyrohemi që t'ju nxjerrim jashtë.
Armand Cungu: Ju lutem mediave, që të kemi mundësi që të vijojmë punimet e mbledhjes që të largoheni. Sa për informacion që kërkon zotëria është prej muajsh në faqen zyrtare të Federatës, e ka dhe zotëria, pasi ka komunikuar me shoqatat. Njërëzit këtu janë, nuk do të vijnë prej mali apo me parashutë.
Lajmi kryesor:
Duka shkel premtimin që i bëri Ceferinit, 'vjedh' edhe shoqatën e Shkodrës! FSHF përzë gazetarët, kandidati humbës: Janë media, jo mitroloz! VIDEO nga momenti kur nxirret jashtë
B.K./ReportTv.al