Duka shkel premtimin që i bëri Ceferinit, 'vjedh' edhe shoqatën e Shkodrës! FSHF përzë gazetarët, kandidati humbës: Janë media, jo mitroloz! VIDEO nga momenti kur nxirret jashtë

8 Shkurt 2022, 12:15| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 16:15

  • Share

SHKODËR- Skema e trukimit të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit u përsërit edhe në Shkodër ku kryetar u zgjodh mbështetësi i Armand Dukës. Përveç listët me emrat e votuesve që u bë e ditur vetëm sot, edhe numri i anëtarëve ishte më i madh nga se duhet të ishin realisht.  Kandidati që humbi, Kujtim Shaba është shprehur se Federata ka dërguar punonjës të saj që të votojnë, duke shkelur kështu çdo rregull gare. Më konkretsht, sipas Shabës, kanë votuar 23 delegatë, nga 19 që duhet të votonin, pasi sipas tij 4 të tjerët u shtuan nga vetë Federata. Gjithashtu pretendon se listat e votuesve nuk i vendosen në dispozicion. 

Që procesi është i manipuluar, për Shaba mjafton që të tregohet që nuk u lejuan mediat.

" Asnjë nuk ka mitroloz, aty transparente. Nuk ka pse mediat të dalin jashtë, media nuk ka pse të dalë jashtë", tha Shaba.

"Nxorën media jashtë që të mos jenë dëshmitarë të manipulimit të çështjes, donim më shumë transparencë të Komisionit që do të verifikojë delegatët, sot mora vesh kush janë delegatët, sot ditën e votimit. Në 2018 është regjistruara shoqata e Shkodrës, në 2019 ka bërë në Gjykatë të regjistrimit të anëtarëve dhe aty ka futur 'Don Bosko', Shkodra 2006, që gjykata e ka rrëzuar se është a pabazuar në ligj. Në 2021 janë miratuar 12 shoqata, pastaj kanë shtuar edhe 4 shoqata të tjera, po dalin përmbi vendimit të e gjykatave, janë 16 ekipe, si i nxirrni ju 20. Ajo që është qershia mbi tortë, ndër ato që votuan 6 marrin rrogën në Federatë. Në çaste emocionale isha gati të hidhja kutitë e votimit, po shokët më ndaluan, u ndërpre procesi, donin të na nxirrnin jashtë. Votat dolën 16-17 ndërkohë as 13 nuk ishin në sallë. Vetë votojnë, vetë numërojnë, edhe në Kohën e Enver Hoxhës nuk ndodhtë kështu. Kam hyrë 5-0. 23 kanë votuar, si rregull duhet të votonin 19, 4 kanë votuar në mënyrë të paligjshme", tha thënë Kujtim Shaba. 

 

Kandidati për kryetar i cili nuk mbështetej nga FSHF, Kujtim Shaba tha se ashtu si në Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër, edhe rezultati I zgjedhjeve në Shkodër do të përfundojnë në gjykatë.

"Hyra në një garë ku ndeshja ishte e trukuar, do flas me juristët e mi dhe do e ndjekë në mënyrë ligjore, se të votosh në  një shoqatë duhet të jesh anëtarë i një shoqate, vjen Briken Obizi, voton për Ajaksin, ndërkohë është te Vllaznia, vjen Astrit Premci voton Shkodra 2006, ndërkohë është te Vllaznia, i kanë kalkuluar votat, vendosin në Komisionin e Verifikimit kë duan këta, bëjnë ca duan, bëjnë ligjin, unë boll u mundova i vetëm", tha Shaba.

Lazër Matija, kandidati që fitoi zgjedhjet për kryetar me 15 vota pro kundër 8 të Kujtim Shabës, pretendon se asambleja zgjedhore ishte transparente.

"Mendoj qe zgjedhjet ishin transparente, ai më uroi për fitoren, e gjitha ishte korrekte, morën pjesë të gjithë votuesit, fitorja ishte me diferencë, ne do të bashkëpunojmë me të gjitha shoqatat, të rrisim numrin e fëmijëve që merren me sport. Isha prezent në votim, ishte shumë korrekt, unë nuk kam organizuar mbledhjen,  do e kthej shoqatën e Shkodrës në një shoqatë model, do ndërhyjmë në infrastrukturë, dhe rritja e numrit të fëmijëve, vajza dhe djem dhe infrastruktura, do i kërkojmë mundësi prindërve që fëmijët. Përveç kreut të Shoqatës, delegatët janë 2 të tjerë figura të njohur të qytetit tonë siç është Edi Martini dhe presidenti i Adës së Velipojës, Alfred Pjetri", tha Matija.

Si Lazër Matija, ashtu edhe dy delegatët e tjerë Edi Martini dhe Alfred Pjetri, të cilët u zgjodhën për asamblenë e 2 marsit, propozuan Armand Dukën si president të ardhshëm. Ky i fundit, edhe pse i premtoi presidentit Ceferin, nuk pranoi të mbikëqyrnin zgjedhjet dy vëzhguesit e UEFA-s.  Ndërkohë, nesër, më 9 shkurt, do jetë rradha e shoqatës së Lezhës për të kryer zgjedhjet. Edhe në këtë rajon nuk ka asnjë informacion për kandidatët, ndërsa mungon edhe lista e anëtarëve, me qëllim që federata në fund t’i manipulojë, njëjtë siç ndodhi në Tirana, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë dhe Gjirokastër.

Si Shkodra edhe Lezha dërgojnë nga 3 delegatë në zgjedhjet për presidentin e ri të FSHF-së që zgjidhet më 2 mars. Kjo do të thotë se janë 6 vota të tjera plus për Armand Dukën, që deri më tani ka siguarua edhe 25 të tjera falë manipulimeve me zgjedhjet në shoqatat rajonale të futbollit.

Ora 13:24
FSHF përzë gazetarët në Shkodër, Shaba: Janë media, jo mitroloz! VIDEO nga momenti kur nxirret jashtë

Procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të Shoqatës Rajonale të Korçës, ka pasur edhe debate. Kandidati që humbi Kujtim Shaba kundërshtoi nxjerrjen jashtë të mediave, por përshi edhe përfaqësues të FSHF nuk kanë lejuar gazetarët dhe kamerat të jenë prezente. Ndërkohë, ai ka deklaruar se në një moment emocional ka dashur edhe të hedhë kutitë e votimit, por e kanë ndaluar shokët e tij.

Kujtim Shaba: Asnjë nuk ka mitroloz, aty transparente. nuk ka pse mediat të dalin jashtë, media nuk ka pse të dalë jashtë.

Përfaqësuesi i Shoqatës: Mbledhjen e drejtojmë ne

Kujtim Shaba: Jo, s'mund ta drejtoni ju. Mbledhja duhet të jetë transparente

Përfaqësuesi i Shoqatës: Mbledhja do jetë transprarente, nuk ka asnjë konspiracion që mendoni ju, do t'ju lutemi që të jeni i qetë, në të kundërtën do detyrohemi që t'ju nxjerrim jashtë.

Armand Cungu: Ju lutem mediave, që të kemi mundësi që të vijojmë punimet e mbledhjes që të largoheni. Sa për informacion që kërkon zotëria është prej muajsh në faqen zyrtare të Federatës, e ka dhe zotëria, pasi ka komunikuar me shoqatat. Njërëzit këtu janë, nuk do të vijnë prej mali apo me parashutë. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?