Politikë

Tensione në Kuvend/ Flamur Noka tenton të godasë Ballën e Spiropalin me shishe uji, e ndalojnë gardistët! Ndërpritet seanca

13 Shkurt, 13:15| Përditesimi: 13 Shkurt, 13:29

  • Share

Tensione në Kuvend. Flamur Noka tenton të godasë ministrin Balla e Elisa Spiropalin me shishe uji teksa fliste, por e ndaluan gardistët. Noka e hodhi në fillim shishen në drejtim të Ballës, por e ndaluan gardistët. 

"Merreni këtë se është i çmendur", tha Balla. 

Spiropali e përjashtoi Nokën nga seanca. Ndërkohë, teksa po largohej Noka e hodhi shishen edhe në drejtim të Spiropalit. 

Nëse e ktheni këtë seancë në mejdan dhe qenef, do mbyllet seanca dhe do përjashtohet ai që e përdor këtë fjalor dhe kalojmë në votim. Po ju paralajmëroj.

Keni prishur mikrofonët. Paralajmërim, vërejtje dhe përjashtim nga seanca. Ju paralajmëroj se do ketë pasoja. Ulu në vend.


Lajmi kryesor:

Tensione në Kuvend/ Deputetët PD përplasen me gardën! Doda shkul mikrofonin tenton të godasë Ballën! Noka i hedh shishe ministrit e Spiropalit, përjashtohet! Ndryshimet e Kodit shtyhen të hënën


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?