Presidenti Bajram Begaj nga Azerbajxhani ka folur ehde një lidhje me situatën në veri të Kosovës. Begaj tha se dialogu është shumë i rëndësishëm e që vendet ta shohin njëri tjetërin jo përmes mërive të së djeshmes, por sipas mendësive të se ardhmes.
Sipas Begajt, stabiliteti rajonal është shumë i rëndësishëm e se Kosova dhe Serbia janë palë dialoguese për zgjidhjen e çdo mos-marrëveshje dhe të ndërtimit të një fryme të re bashkëpunimi mes njëri tjetrit.
‘Edhe në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, dialogu është shumë i rëndësishëm, që ta shohim njëri tjetrin jo përmes mërive të së djeshmes, por mendësive të së ardhmes. Stabiliteti rajonal është shumë I rëndësishëm, Kosova dhe Serbia janë palë dialoguese për zgjidhjen e çdo mos-marrëveshje dhe të ndërtimit të një fryme të re bashkëpunimi mes njëri tjetrit. Respektimi i marrëdhënieve të dakordësuara nga palët si mes tyre dhe në forumet ndërkombëtare duhet të jetë pikë orientimi drejt paqes së qëndrueshme. Prosperiteti dhe jo konflikti duhet të jenë busulla e orientimit të mbarëvajtjes bilaterale dhe rajonale. Sa më shpejt të ndodhë diçka e tillë, aq më dobiprurëse do të jetë për popujt tanë.’- tha Begaj.
Lajmi kryesor:
Vizita në Azerbajxhan/ Begaj flet për Kosovën: Duhet dialog! Të shohim njëri-tjetrin jo përmes mërive të së djeshmes! Aliyev: Në fokus, rrjeti i gazsjellësit
M.Q.//ReportTv.al