Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se përdorimi i strukturave të paligjshme dhe grupeve kriminale për të vendosur barrikada në veri, për të kërcënuar dhe goditur me armë policinë e Kosovës, është kthim në të kaluarën e errët.
“Përdorimi i strukturave të paligjshme dhe grupeve kriminale për të vendosur barrikada në veri, për të kërcënuar dhe goditur me armë policinë e Kosovës, është kthim në të kaluarën e errët. Shpërfillja për jetën dhe sigurinë e qytetarëve serbë të Kosovës dhe sulmet ndaj agjensive ligjzbatuese të saj, dëshmojnë se në vend të vullnetit për bashkëpunim, paqe dhe stabilitet në rajon, lidershipi aktual serb ka zgjedhur aktet destabilizuese.
Shqiptarët kudo janë pranë qytetarëve, autoriteteve dhe forcave të sigurisë të Kosovës, që me maturi dhe vendosmëri po përballen me situatën e tensionuar në veri.
Provokimet e Beogradit zyrtar dhe instrumentalizimi i grupeve të krimit të organizuar nuk mund të tjetërsojnë realitetin e Kosovës së pavarur, frut i sakrificave mbinjerëzore të shqiptarëve dhe përpjekjeve të përbashkëta të NATO dhe SHBA.”- shkroi Basha.
Lajmi kryesor:
Sulmohet patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës, Rama: Rishfaqja e barrikadave bie ndesh me çdo ligj! BE të thërrasë urgjent tryezën e dialogut! Xhaçka: I dënojmë
G.MO/ReportTv.al