Sulmohet patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës, Rama: Rishfaqja e barrikadave bie ndesh me çdo ligj! BE të thërrasë urgjent tryezën e dialogut! Xhaçka: I dënojmë

11 Dhjetor 2022, 14:25| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 22:37

  • Share

“BE të thërrasë urgjentisht tryezën e dialogut”- kjo ka qenë porosia e kryeministrit Rama i cili dënoi ashpërisht sulmet në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë u shpreh se rishfaqja e barrikadave në veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu që vijon me komplikimin më tej të çdo gjëje.

Rama shkruan se Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e veriut të Kosovës të pajustifikuara. Po ashtu, në një tjetër reagim duke iu referuar qëndrimeve të ambasadave të SHBA në Prishtinë dhe Beograd që kërkojnë çmontimin e postblloqeve, kryeministri thotë se në deklaratën e tyre është gjithçka e qartë për ata që duan të dëgjojnë.

Edhe pjesëtarë të tjerë të politikës kanë reaguar duke dënuar fuqimisht kundër sulmit me bombë ndaj EULEX-it.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropës u është bashkuar thirrjes së ndërkombëtarëve për dënimin e sulmit ndaj EULEX-it në veri të Kosovës. Xhaçka shprehet se është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit.

“Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj @EULEX dhe në Policinë e Kosovës në veri të Kosovës. Ne u bashkohemi thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet e serbëve të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit.”- shkruan Xhaçka.

Sulmi është dënuar edhe nga figura të tjera në politkën shqiptare. Ish kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se përdorimi i strukturave të paligjshme dhe grupeve kriminale për të vendosur barrikada në veri, për të kërcënuar dhe goditur me armë policinë e Kosovës, është kthim në të kaluarën e errët.Deputeti socialist, Pandeli Majko, shprehet se Serbia ka filluar një “lojë” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin. Edhe Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta apelon të shmanget çdo formë tensioni që minon sigurinë e Kosovës dhe shton rrezikun për paqen dhe stabilitetin.

Çfarë po ndodh në veri:

Sot është sulmuar me bombë të kontrolluar patrulla e EULEX-t në veri të Kosovës. Rrugët kryesore në veri po mbahen të bllokuara nga grupe të serbëve ndërsa autoritetet u detyruan të mbyllin dy pikat kufitare me Serbinë - Jarinje dhe Bërnjak.

Ora 19:48
Ambasadat e SHBA në Prishtinë dhe Beograd kërkojnë çmontimin e postblloqeve në veri të Kosovës! Rama: E qartë për ata që duan të dëgjojnë

1670612186_64001670515952xrama649.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për tensionet në veri të Kosovës me anë të shkrimit të ambasadave të SHBA në Prishtinë dhe Beograd që mbajnë të njëjtën linjë që nxit palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese.

“Nuk mund të bie më dakord se kaq. Me zë të lartë dhe e qartë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë”, shkroi Rama.

Në reagim, ambasadat e SHBA kërkojnë heqjen e barrikadave dhe përmbajtje të palëve që të shmangin çdo përshkallëzim.

Ora 17:35
Tensionet në veri të Kosovës, Nikolla: Dhuna ndaj policisë së Kosovë, e dënueshme! Autoritetet serbe të shfaqin përgjegjësi

1670669182_asfasfgz.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, reagon për zhvillimet në veri të Kosovës.

“Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese. Dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme. Autoritetet e Kosovës po tregojnë  përgjegjësi e maturi. Por këto qëndrime duhet të pasohen nga përmbajtja e autoriteteve serbe, në mënyrë që edhe këto të fundit të shfaqjn përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në pengimin e përshkallëzimit të situatës”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ora 17:30
Tensionet në Kosovë, Berisha: Dënoj sulmet terroriste të dirigjuara nga Beogradi! Thirrje ndërkombëtarëve të ndëshkojnë qëndrimet luftënxitëse

1670587972_Screenshot2.jpg

Sali Berisha ka reaguar për sulmet me bomba ndaj patrullave të EULEX-it duke hedhur akuza ndaj Aleksandër Vuçiç se po përpiqet të destabilizojë Kosovën. Berisha shton se i dënon këto sulme të bandave serbe të dirigjuara nga Beogradi. Teksa thekson mbështetjen për autoritetet e Kosovës, bën thirrje për ndërkombëtarët që të ndëshkojnë qëndrimet e Serbisë.

“Serbomadhi Vuçiç vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.

Të dashur miq, banda të armatosura kriminale serbe të orkestruara direkt nga Beogradi sulmuan gjatë natës me bresheri njësitë në detyrë të policisë së Kosovës dhe hodhen granata kundër njësive të Euleksit, gazetarëve dhe ekipit të Televizoinit Dukagjini të Prishtinës në Rudar të Zveçanit. Këto banda kanë bllokuar rrugë kryesore në veriun e vendit.

Dënoj me forcën më të madhe këto sulme terroriste dhe destabilizuese të bandave kriminale serbe të dirigjuara direkt nga Beogradi ndaj policisë së Kosovës, misionit të Euleksit mediave si dhe bllokimin banditesk të rrugëve. Mbështes plotësisht autoritet e Kosovës në qëndrimet e tyre për garantimin e integritetit teritorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndëshkoj qëndrimet luftënxitëse të kordinuara me Kremlinin të presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe bandave të tij kriminale në veriun e Kosovës”, shkroi Berisha.

Ora 14:51
Tensionet në veri të Kosovës, Meta: Akte të papranueshme të dhunës

1670693602_Screenshot1.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës dhe sulmit ndaj EULEX-it. Meta apelon të shmanget çdo formë tensioni që minon sigurinë e Kosovës dhe shton rrezikun për paqen dhe stabilitetin.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre.

Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.”- shkroi Meta.

Ora 14:44
Tensionet në veri, Rama: BE-ja të thërrasë urgjent tryezën e dialogut

1670266025_Screenshot1.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën ne Kosovë. Kreu i qeverisë shkruan se sulmet mbi EULEX janë të dënueshme dhe se rishfaqja e barrikadave bie ndesh me çdo ligj. Sipas Ramës Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet.

‘Sulmet mbi @EULEXKosovo janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!

Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese!

Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor.BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut.’- shkruan Rama.

Ora 12:20
Tensionet në veri të Kosovës, Majko: Serbia po zhvillon skenarin e Donbasit në Ukrainë! Mos e nënvlerësoni Vuçiçin

1670757685_pandelimajko.jpg

Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka bërë një reagim lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Majko me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Serbia ka filluar një “lojë” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin.

Ndërkohë Majko mes të tjerash bën thirrje për të mos nënvlerësuar Aleksandër Vucic.

“Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin.

Në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë.

Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic!”- shkruan Majko.

Ora 09:25
Tensionet në Kosovë, Basha: Përdorimi i grupeve kriminale për të vendosur barrikada në veri kthim në të kaluarën e errët

1670747176_1200630619ff3bede606.jpg

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se përdorimi i strukturave të paligjshme dhe grupeve kriminale për të vendosur barrikada në veri, për të kërcënuar dhe goditur me armë policinë e Kosovës, është kthim në të kaluarën e errët.

“Përdorimi i strukturave të paligjshme dhe grupeve kriminale për të vendosur barrikada në veri, për të kërcënuar dhe goditur me armë policinë e Kosovës, është kthim në të kaluarën e errët. Shpërfillja për jetën dhe sigurinë e qytetarëve serbë të Kosovës dhe sulmet ndaj agjensive ligjzbatuese të saj, dëshmojnë se në vend të vullnetit për bashkëpunim, paqe dhe stabilitet në rajon, lidershipi aktual serb ka zgjedhur aktet destabilizuese.

Shqiptarët kudo janë pranë qytetarëve, autoriteteve dhe forcave të sigurisë të Kosovës, që me maturi dhe vendosmëri po përballen me situatën e tensionuar në veri.

Provokimet e Beogradit zyrtar dhe instrumentalizimi i grupeve të krimit të organizuar nuk mund të tjetërsojnë realitetin e Kosovës së pavarur, frut i sakrificave mbinjerëzore të shqiptarëve dhe përpjekjeve të përbashkëta të NATO dhe SHBA.”- shkroi Basha.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BABULI TA NGULI: 11/12/2022 20:25

    O qeni ARBËROR o spiun i sërbit o injorant i ler, e para ti sdi Shqip shkruan shkjau çdo me thën kjo fjal kjo është fjal sërbisht gjuha që di ti o spiuni sërbit. Edi Rama është burr shteti jo idjot dhe spiun si ty. Ti sdi shqip komento te sërbi mor fundrin jo te ne Shqiptarët. Ju sërbët smerni vesh ju vetëm gjuhën e dhunës njifni se jeni fashista po me Shqiptarët skeni shanc o fundërrina ARBËROR që nuk le koment pa bër. Njëher e shan Edin njëher e lavdëron o spiuni sërb.

    Përgjigju
  • Ildi: 11/12/2022 19:22

    Shpresoj qe BE te reagoje dhe te normalizoje situaten pasi lufta mes dy vendeve nuk sjell asgje te mire

    Përgjigju
  • Ich: 11/12/2022 19:12

    Mos reagoni fare se përrallë jini bërë, lëreni fare se legena jini dhe mbeteni.....

    Përgjigju
  • Loni: 11/12/2022 19:01

    Gjithe problemet qe ka kosova, mendon per targa, popull lol, shkoni mbas politikanve se jeni ne rregull. Toka ime, toka jote, nuk do merrni me vete as edhe nje gje. Bravi bravi, vazhdoni keshtu se jeni ne rregull.

    Përgjigju
  • Fshati: 11/12/2022 18:55

    Shpresojme mos te bejne lufte, se jemi te detyruar te kontribojme edhe ne sipas marreveshjes "Ballkani i hapur"

    Përgjigju
  • Edis: 11/12/2022 18:53

    BE-ja duhet te reagoje sa me pare

    Përgjigju
  • Sina: 11/12/2022 18:53

    Le te merren masat e duhura pa plasur lufta

    Përgjigju
  • Beni: 11/12/2022 18:13

    Keto jane masat qe duheshin marre

    Përgjigju
  • Armand: 11/12/2022 17:53

    BE vazhdon i kref bishtin Serbis se me duket do mdonji luft tjeter si mjafton ajo ne ukrain

    Përgjigju
  • Flori: 11/12/2022 17:41

    Shpresojm qe cdo gje te shkoj mire

    Përgjigju
  • Beni: 11/12/2022 17:01

    Rama flet shume mire per kete situate

    Përgjigju
    • Arbërori goje shqyeri i shqupit: 11/12/2022 22:12

      He mer vemje, prap ktu ti?

    • Arbërori: 11/12/2022 17:21

      Edvin shkjau shqipfolës ështé në një linje me Vucicin fashist o i verbuar

  • Toni: 11/12/2022 17:00

    Urojme qe cdo gje te qartesohet

    Përgjigju
  • Eno: 11/12/2022 16:13

    E kush me mire se ju mund ti ule tensionet zoti rama

    Përgjigju
  • Ani: 11/12/2022 16:13

    Shpresoj qe kjo situat te kaloj sa me shpejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?