Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës dhe sulmit ndaj EULEX-it. Meta apelon të shmanget çdo formë tensioni që minon sigurinë e Kosovës dhe shton rrezikun për paqen dhe stabilitetin.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre.
Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.”- shkroi Meta.
Lajmi kryesor:
Sulmohet patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës, Rama: Rishfaqja e barrikadave bie ndesh me çdo ligj! BE të thërrasë urgjent tryezën e dialogut! Xhaçka: I dënojmë
G.MO//ReportTv.al