Tensionet në Kosovë, Berisha: Dënoj sulmet terroriste të dirigjuara nga Beogradi! Thirrje ndërkombëtarëve të ndëshkojnë qëndrimet luftënxitëse

11 Dhjetor 2022, 17:30| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 17:33

  • Share

1670587972_Screenshot2.jpg

Sali Berisha ka reaguar për sulmet me bomba ndaj patrullave të EULEX-it duke hedhur akuza ndaj Aleksandër Vuçiç se po përpiqet të destabilizojë Kosovën. Berisha shton se i dënon këto sulme të bandave serbe të dirigjuara nga Beogradi. Teksa thekson mbështetjen për autoritetet e Kosovës, bën thirrje për ndërkombëtarët që të ndëshkojnë qëndrimet e Serbisë.

“Serbomadhi Vuçiç vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.

Të dashur miq, banda të armatosura kriminale serbe të orkestruara direkt nga Beogradi sulmuan gjatë natës me bresheri njësitë në detyrë të policisë së Kosovës dhe hodhen granata kundër njësive të Euleksit, gazetarëve dhe ekipit të Televizoinit Dukagjini të Prishtinës në Rudar të Zveçanit. Këto banda kanë bllokuar rrugë kryesore në veriun e vendit.

Dënoj me forcën më të madhe këto sulme terroriste dhe destabilizuese të bandave kriminale serbe të dirigjuara direkt nga Beogradi ndaj policisë së Kosovës, misionit të Euleksit mediave si dhe bllokimin banditesk të rrugëve. Mbështes plotësisht autoritet e Kosovës në qëndrimet e tyre për garantimin e integritetit teritorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndëshkoj qëndrimet luftënxitëse të kordinuara me Kremlinin të presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe bandave të tij kriminale në veriun e Kosovës”, shkroi Berisha.


Lajmi kryesor:

Sulmohet patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës, Rama: Rishfaqja e barrikadave bie ndesh me çdo ligj! BE të thërrasë urgjent tryezën e dialogut! Xhaçka: I dënojmë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?