Pak pas mbylljes së pjesës së parë të seancës konstituive të Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka bërë një postim ironizues ndaj opozitës për tensionet që shkaktoi. Rama, komentin e jep përmes Diellës, 'ministres' me Inteligjencë Artificiale që njoftoi një ditë më parë, dhe zbulon edhe 'bisedën' me të.
Kreu i qeverisë shkruan se Diella “pa” parlamentin sot dhe se tha që “humbës nuk është kush rrëzohet, por ai që gërmon aty ku ra”. Më tej, përmend edhe 'këshillën' që i dha.
“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, ka shkruar Rama.
Më herët, teksa po mbahej seanca për ngritjen e komisionit për verifikimin e mandateve, opozita vazhdoi me strategjinë e vjetër të bllokimit të foltores. Në orën 17:00, pritet që të rinisë sërish seanca dhe më pas do të bëhet betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit.
Postimi i kryeministrit Rama
Komente

sali maloku ka qen qën,qën është dhe qën do të ngordh.Shqiptarët do t’i bëjn shurrën mbi varr kur tu bjer rruga andej.Ky njeri i diskredituar kombëtarisht e ndërkombëtarisht as kuqet e as verdhet.Ai si njeri i zi e kriminel vrasës,shkatërrues e djegës i Shqipërisë nga marazi që ka se shqiptarët e urrejnë mundohet të nxij vëndin sa herë i jepet rasti.Vërtetë një kërmë antikombëtare,njeri i egër e i pacivilizuar,ardhur nga shpellat e maleve të Tropojës.Turpi e mbuloftë nongratën !
Përgjigju