Kryeministri Rama sot në Kuvend

Politikë

Tensioni në Kuvend, Rama ironizon opozitën me 'ministren' AI: Diella më tha humbës nuk është kush rrëzohet, por ai që gërmon aty ku ra

12 Shtator, 10:49| Përditesimi: 12 Shtator, 12:58

  • Share

Pak pas mbylljes së pjesës së parë të seancës konstituive të Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka bërë një postim ironizues ndaj opozitës për tensionet që shkaktoi. Rama, komentin e jep përmes Diellës, 'ministres' me Inteligjencë Artificiale që njoftoi një ditë më parë, dhe zbulon edhe 'bisedën' me të. 

Kreu i qeverisë shkruan se Diella “pa” parlamentin sot dhe se tha që “humbës nuk është kush rrëzohet, por ai që gërmon aty ku ra”. Më tej, përmend edhe 'këshillën' që i dha.

“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, ka shkruar Rama.

Më herët, teksa po mbahej seanca për ngritjen e komisionit për verifikimin e mandateve, opozita vazhdoi me strategjinë e vjetër të bllokimit të foltores. Në orën 17:00, pritet që të rinisë sërish seanca dhe më pas do të bëhet betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit.

Postimi i kryeministrit Rama 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?