Me debate ka vijuar tematika e tensioneve në veri të Kosovës në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ ku analisti Milaim Zeka është përplasur me ish deputetin e vetëvendosjes Bojken Abazi.
Në studio, Abazi akuzoi analistin se ishte bashkëpunëtor i Serbisë dhe se e dinte të kalurën e tij. E ndërsa ky i fundit u shpreh se do e çonte në Gjykatën e Tiranës dhe nëse vërtetohen pretendimet e tij do të heqë dorë nga karriera e tij.
Pjesë nga debati:
Zeka: Jam mbështetës i flaktë i Ballkanit të Hapur. Një njeri si Bojken Abazi, që ka fytyrë moral dinjitet me I thënë bashkëpunëtorit të Serbisë, Hashim Thaçit I cili është shpallësi I pavarësisë së Serbisë.
Bojken Abazi: Ti me argumentet si bashkëpunëtor i Serbisë. I dimë të gjithë kush jeni. Në Kosovë e dimë të kaluarën. E dimë se ç’keni bërë me UÇK.
Zeka: Ti je injorant. E para, ja ku po ta them publikisht, ti je idiot, mashtrues. (…) Unë vetëm dëshiroj të them që unë kam të drejtën e Zotit t’I drejtohem Gjykatës në Tiranë rreth deklarimeve të Bojkenit. Nëse ky vërteton atë që tha publikisht unë heq dorë nga karriera ime.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës, Milaim Zeka: U shtuan se Kurti e ktheu dialogun në teknik! Politologu: Serbisë i intereson gjendja e luftës
G.MO//ReportTv.al