Tensionet në veri të Kosovës kanë ardhur si pasojë e shndërrimit të dialogut në nivel teknik, ky ishte konkluzioni i analistit Mihahim Zeka. I ftuar në studion e ‘5 pyetje nga Babaramo’ së bashku me politologun Bedri Islami, diplomaten Edith Harxhi dhe ish deputeti i veëvendosjes, Bojken Abazi.
“Ne e kthyem dialogun nga një marrëveshje finale, me ndërmjetësimin franko-gjerman ne vendimet banale siç janë targat. Pra e kthyem dialogun në nivel teknik dhe po kjo po bëhet përdoret nga Serbia.”- tha analisti Milaim Zeka
Për politologun, Bedri Islami Serbisë i intereson të ketë një gjendje pothuajse lufte dhe se ka një shtysë nga Rusia.
“E ardhmja e Kosovës do zgjidhet kur të jetë zgjidhur situata në veriun e saj. Duhet të kemi një gjë të qartë, ky është cikël i përsëritur nga propoaganda në mënyrë institucionale nga Beogradi. Është një forcë serbe që mund të futet në Kosovë. Nëse bëhet kjo s’ekziston më as BE e as Këshillimi i Sigurimit. Serbisë i intereson një gjendje pothuajse lufte, i intereson gjendja sepse ka një shtysë nga Rusia.
Serbia e ka shpatull Rusinë, tani e ka të domosdoshme, sepse duke i bërë presion SHBA dhe BE mund të arrijë asosacionin.”- tha Islami.
Ndërkohë, diplomatja Edith Harxhi shprehet se politika e brendshme e Serbisë e qeverisur nga një autokrat si Vuçiç janë arsyeja se pse nxiten tensionet. Pasi sipas saj, Vuçiç mban qëndrimin në pushtet në kurriz të Kosovës.
“Vuçiç është kryesori i tensioneve. Është një autokrat që drejton me dorë të hekur si edhe disa të tjerë në Ballkan, përfshirë Shqipërinë. Është toleruar shumë gjatë me Vuçiçin, ai mundohet të përfitojë vetëpushtet dhe qëndrimin në pushtet në kurriz të shpërthimeve që bën në Kosovë.
Unë jam 100% pro reciprocitetit në Kosovë, megjithatë në gjendjen aktuale sot luftën e krizën globale... mendoj që ka shumë nevojë që Kosova jo vetëm të tregojë maturi duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar.”- tha diplomatja.
Këndvështrimi i ish deputetit të vetëvendosjes, Bojken Abazi se Kosova është duke vepruar me maturi në veri të Kosovës dhe se policia po bën një punë shumë të mirë nxiti debat në studio.
“Për Vuçiçin, nuk është shqetësim çështja e targave, është se një kontrolli po i rreshkët në terren. Ai sheh ndryshimin në terren, në disfavor, humbjen në Ukrainë të Putinit.-Ish deputeti i vetëvendosjes në Shqipëri, Bojken Abazi.
Zeka: Po të ishte 3% nga ajo që tha Bojkeni do i kërkoj falje atij dhe Kurtit, se nëse gjendja në terren është mirë, kjo në të mirën e Kosovës. Është mbyllur totalisht kalimi kufitar. S’kemi nevojë të ndjekim logjikën e kaluar për këta heronjtë e Facebook-ut kur i thoshin mos u tërhiq nga vendimi për targat. Vuçiç s’po bën dialog me ne e as ne me të. (...)
Zeka: Çdo gjë të zezë që ka ardhur në pushtet i kabërë vetëvendosja.
Abazi: Tani ju njoha zoti Zeka. Se kishit veshur lëkurën e deles dhe nuk ju dallonim dot.
Si u përshkallëzua konflikti në veri të Kosovës
Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhejtor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.
Sulmet ndodhën teksa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviç, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.
Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor. Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.
Me debate ka vijuar tematika e tensioneve në veri të Kosovës në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ ku analisti Milaim Zeka është përplasur me ish deputetin e vetëvendosjes Bojken Abazi.
Në studio, Abazi akuzoi analistin se ishte bashkëpunëtor i Serbisë dhe se e dinte të kalurën e tij. E ndërsa ky i fundit u shpreh se do e çonte në Gjykatën e Tiranës dhe nëse vërtetohen pretendimet e tij do të heqë dorë nga karriera e tij.
Pjesë nga debati:
Zeka: Jam mbështetës i flaktë i Ballkanit të Hapur. Një njeri si Bojken Abazi, që ka fytyrë moral dinjitet me I thënë bashkëpunëtorit të Serbisë, Hashim Thaçit I cili është shpallësi I pavarësisë së Serbisë.
Bojken Abazi: Ti me argumentet si bashkëpunëtor i Serbisë. I dimë të gjithë kush jeni. Në Kosovë e dimë të kaluarën. E dimë se ç’keni bërë me UÇK.
Zeka: Ti je injorant. E para, ja ku po ta them publikisht, ti je idiot, mashtrues. (…) Unë vetëm dëshiroj të them që unë kam të drejtën e Zotit t’I drejtohem Gjykatës në Tiranë rreth deklarimeve të Bojkenit. Nëse ky vërteton atë që tha publikisht unë heq dorë nga karriera ime.