Qytetar me flamurin serb

Tensionet në veri, Gazeta italiane 'La Repubblica': Moska ndez konfliktin në Kosovë

6 Nëntor 2022, 18:16| Përditesimi: 6 Nëntor 2022, 18:24

  • Share

“Moska ndez konfliktin në Kosovë”, kështu shkruan gazeta italiane ‘La Repubblica’ për tensionet në veri. Në artikull sqarohet se kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Rusinë për vendimin e politikanëve të Listës Serbe dhe policëve për t’u larguar nga të gjitha institucionet e Kosovës si shenjë proteste si dhe Beogradi ka vendosur ushtrinë në gatishmëri.

“Këtë herë shpërthimi është edhe më afër Italisë. Një zjarr mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si për pushtimin e Ukrainës: të vihet në dyshim arkitektura e sigurisë në Europë e projektuar në tridhjetë vitet e fundit. Duke filluar nga ku filloi gjithçka: Ballkani. Serbët sot u mblodhën në Mitrovicën e Veriut, ku u mbajt një tubim protestues i thirrur nga Lista Serbe.

Para zyrtarëve të kësaj partie, policët serbë të shtunën i zhveshën uniformat e Policisë së Kosovë. Sipas Listës Serbe, s’ka më asnjë serb në institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë dhe Parlamentin. Ky vendim erdhi pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr dorë nga vendimi për zëvendësimin e targave të automjeteve, të cilat lëshohen nga Serbia”, shkruan “La Repubblica”.

Pse largimi i Listës Serbe nga institucionet e Kosovës ka nxitur tensione:

Jo më larg se ditën e djeshme, në mos dakordësi me vendimet e qeverisë së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për targat, kryetari dhe 10 deputetë të tjerë kanë dhënë dorëheqjen. Kjo lëvizje nxit tensione dhe regres pasi thyhet marrëveshja e arrirë në vitin 2013 për veriun e Kosovës. Për të pasur një dialog të lehtësuar Bashkimi Evropian hartoi marrëveshjen e cila “lejon” integrimin  e serbëve në institucionet e Kosovës, në dy fusha: drejtësi dhe siguri.

Komento

Komente

  • Bla bla bla: 06/11/2022 18:56

    Te gjitha gjerat qe ndodhin nga pa aftesite e drejtuesve te vendeve kane gjetur nje fajtor Rusine , nuk ka ardhur koha te shikoni sistemet qe keni krijuar se mos e kane ato fajin ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?