Largimi i Listës Serbe nga institucionet, serbët protestë në Mitrovicë për targat! Kryetarët e komunave në veri të Kosovës japin dorëheqjen

6 Nëntor 2022, 08:08| Përditesimi: 6 Nëntor 2022, 20:02

  • Share

KOSOVË- Në Mitrovicën e Veriut këtë të dielë është mbajtur një protestë, e thirrur nga Lista Serbe - për shkak të vendimit të Prishtinës për ri regjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS - Republika e Kosovës.

Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës. Përveç vendimit të targave krerët e Listës Serbe kanë kërkuar edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në fjalimin e tij në protestë, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka kërkuar që Asociacioni të formohet, siç është rënë dakord në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Rakiç u ka bërë thirrje protestuesve që të “mos bien në provokime, të vazhdojnë luftën me mjete paqësore dhe demokratike”. Ai ka përsëritur se ata "mbrojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare publike".

Një ditë më parë, Raki­ç ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Igor Simiç nga Lista Serbe - i cili, po ashtu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës – ka thënë se i është dhënë një mundësi dialogut në Bruksel, mirëpo nuk duan të jenë më “front” për autoritetet e Kosovës. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Ajo ka njoftuar më herët se protesta po organizohet për të treguar "unitet dhe për t’i thënë Evropës, njëzëri, se Serbia është vendi i tyre". Nga 1 nëntori, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin, në tri faza, për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.

Komuniteti ndërkombëtar ka thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, mirëpo ka kërkuar shtyrje të vendimit për periudhë 12-mujore. Besohet se në Kosovë janë rreth 10.000 makina me targa që lëshojnë autoritetet në Serbi.

Pas zhvillimeve të fundit me tensione në veri të Kosovës, ka reaguar edhe Shefi i Diplomacisë Europiane, Josep Borrell i cili ka bërë thirrje që dy vendet të përmbaheshin me veprime që mund të destabilizonin gjendjen. Po ashtu, Albin Kurti ka zhvilluar bisedë me Borrell, të cilin e ka bërë me dije se gjatë kësaj kohe policia i ka shpërndarë 834 qortime dhe s’ka pasur asnjë ankesë dhe asnjë incident. Gjithashtu duket Kurti largon të gjitha mundësitë për dialog duke thënë se nuk ka asnjë alternativë për këtë.

Ndërkohë në deklaratën e BE-së bëhet thirrje që dy vendet të përmbahen nga çdo veprim që mund të destabilizojë gjendjen. Kosovës dhe Serbisë i është bërë edhe njëherë thirrje që të respektojnë marrëveshjet e arritura, në mënyrë që mos të bëjnë hapa pas, për normalizimin  e marrëdhënieve të dy vendeve. Ndër të tjera BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave serbe, duke thënë se ky është obligim ligjor i Kosovës.

Përveç kësaj në reagim kërkohet edhe shtyrja e afatit për targat ilegale.

Pse largimi i Listës Serbe nga institucionet e Kosovës ka nxitur tensione:

Jo më larg se ditën e djeshme, në mos dakordësi me vendimet e qeverisë së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për targat, kryetari dhe 10 deputetë të tjerë kanë dhënë dorëheqjen. Kjo lëvizje nxit tensione dhe regres pasi thyhet marrëveshja e arrirë në vitin 2013 për veriun e Kosovës. Për të pasur një dialog të lehtësuar Bashkimi Evropian hartoi marrëveshjen e cila “lejon” integrimin  e serbëve në institucionet e Kosovës, në dy fusha: drejtësi dhe siguri.

Ora 22:45
Zëdhënësi i ambasadës amerikane në Kosovë: Të pezullohen veprimet ndëshkuese për targat! Lista Serbe të kthehet në institucione

1667771197_mbasada600x360.jpg

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Kosovë i ka bërë sërish thirrje që të ulin tensionet dhe të mos vënë në rrezik progresin e arritur në dialog me Serbinë.  Ambasada amerikane ka kërkuar nga serbët e Kosovës që të kthehen në institucione, duke i përfshirë edhe forcat policore.

“Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre të Dialogut dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”, tha zëdhënësi për Express.

Por nga Kosova kërkojnë që ta shtyjnë procesin e ri-regjisrimit të automjeteve dhe të pezullojnë çdo veprim ndëshkues për targat derisa çështja të zgjidhet nga palët nëpërmjet dialogut.

Pos kësaj ambasada amerikane e kërkon edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ora 19:22
Ambasadori amerikan në Beograd: Serbët të kthehen në institucione! Kosova ta formojë Asociacionin

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe se tensionet mund të përshkallëzohen.

Ambasadori tha se SHBA-të i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe të rikthehen në institucione.

“Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Prandaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe t’i kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”, u shpreh Hill për N1.

Hill tha se Kosova duhet të fillojë negociatat për themelimin e  Asociacionit.

“Kjo nënkupton edhe fillimin e menjëhershëm të negociatave për themelimin e Asociacionit të Komunave  me shumicë Serbe, që është obligim ligjor i detyrueshëm për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, tha Hill.

Ambasadori po ashtu u bëri thirrje  palëve që të zgjedhin rrugën e dialogut dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në dhunë dhe konfrontim”.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht përpjekjet e BE-së për të vazhduar ndërmjetësimin e negociatave. Të dyja palët duhet të tregojnë se janë të gatshme të kërkojnë zgjidhje në mënyrë konstruktive dhe të respektojnë angazhimet e marra në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, u shpreh Hill.

Ora 17:38
Haradinaj: Kurti s’është i interesuar për sigurinë e Kosovës! Të pranojë kërkesën e SHBA-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Haradinaj shkruan se SHBA-ja, vendet e QUINT-it edhe vendet e tjera të NATO-s i kërkuan Kosovës pezullimin e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale dhe se qeveria e Kurtit duke mos pranuar këto kërkesa nuk punon në interes të sigurisë së vendit e as të zbatimit të ligjit.

Ai shkruan se kërkesa e pezullimit nuk është vetëm politike por garanton sigurinë e Kosovës e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Populli i Kosovës dhe aleatët tonë të sigurisë i dijnë shumë mirë qëllimet e Serbisë, sponzorëve dhe satelitëve të saj. 

Por;  Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zyrtarëve të saj, që nga Ambasadori Hovenier e deri te Sekretari i Shtetit z.Blinken, kërkuan nga Kosova pezullimin e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale; 

Kësaj kërkese iu bashkuan edhe vendet e QUINT-it por edhe vendet e tjera të NATO-s, aleate tonat në siguri; Kjo kërkesë nuk është vetëm politike por garanton sigurinë e vendit tonë e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit; 

Ata që dalin jashtë kësaj kërkese nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit. Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës;

Kjo situatë është bardh e zi. Në vend që të vazhdohet me demagogji, menjëherë duhet të pranohet kërkesa e Amerikës, QUINT-it dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për shtyrjen e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ora 16:38
Kurti: Përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Kosovë do të dështojnë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke folur para mediave në Prizren deklaroi se përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Kosovës do të dështojnë.

“Unë e di që një përpjekje e tillë do të jetë e pasuksesshme, shteti ynë është i fortë duke qenë demokratik, duke qenë i rreshtuar me SHBA, NATO dhe BE”, u shpreh Kurti.

Kurti thotë se situata në veri mund të ketë lidhje me planin franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimisht strukturat e ndryshme ilegale, se sa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe”, shtoi Kurti.

Ai ka bërë me dije se ka pranuar kërkesa nga qytetarët serbë të Kosovës dhe që kanë kërkesa për çështje të ndryshme.

“Unë nuk kam marrë letra për vendime për targat nga qytetarët serb të Kosovës”, tha Kurti në Prizren, raporton RTKlive.

Për mundësinë e rrezikimit të situatës së sigurisë, Kurti ka thënë se ajo mund të rrezikohet nga grupet kriminale që veprojnë në Kosovë dhe në veri dhe se kanë bërë shkatërrime të grupeve kriminale.

Kurti tha se është në kontakt edhe me aktorë të tjerë të sigurisë, duke përfshirë KFOR-in. Ai ka ftuar edhe njëherë qytetarët serbë të Kosovës, të mos i lënë venet të punës.

"Ftojë qytetarët serbë të vendit tonë të mos i braktisin institucionet e Kosovës, të mos japin dorëheqje, të mos i lëshojnë vendet e punës, pasi në këtë mënyrë dobësohet shërbimi ndaj qytetarëve. Ata s’kanë presion nga ne, por thirrje dashamirëse. Presioni vjen nga Beogradi që e do destabilizimin e Kosovës.", ka thënë Kurti.

Ora 15:55
Ministri i Jashtëm italian bisedon me Kurtin dhe Vuçiçin, thirrje për përmbajtje: Duhet stabilitet në Ballkan

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilëve u ka bërë thirrje për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm.

“Kam biseduar me Aleksandër Vuçiçin dhe Albin Kurtin, të cilëve ia sigurova përkushtimin tonë për stabilitetin në Ballkan. Në koordinim me Kryesinë e Këshillit të Ministrave, i bëjmë thirrje udhëheqjes së tyre për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm. Italia është protagoniste për paqen”, ka shkruar Tajani në një postim në Twitter,

Ora 15:44
Media serbe: Më shumë se 300 policë nga veriu i Kosovës hoqën uniformat dhe lanë detyrën

1667745893_1policaj600x360.jpg

Më shumë se 300 policë serbë nga veriu i Kosovës kanë hequr uniformat e policisë rreth orës 14:00. Kështu bën me dije media serbe ‘b92’.

Ata kanë lënë punën pas vendimit të djeshëm të Listës Serbe për t’u larguar nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Edhe ata kërkojnë që të zbatohet marrëveshja e Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Komandantët dhe drejtuesit e policisë hoqën uniformat para kamerave në takimin e përfaqësuesve të serbëve nga veriu i Kosovës në komunën e Zveçanit.

Ora 15:32
Kurti bisedon me Borrell: S’ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve! I lëshuam 843 qortime, s’pati asnjë ankesë


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Shefin Diplomacisë evropiane Josep Borrell. Në një postim në Twitter, Kurti shkruan se gjatë bisedës ai e ka informuar Borrell se gjatë kësaj kohe policia i ka shpërndarë 834 qortime dhe s’ka pasur asnjë ankesë dhe asnjë incident.

Kurti thotë se nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

“Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. E informova atë se janë dhënë 843 qortime nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje, 0 incidente apo ankesa”, shkruan Kurti në Twitter.

Ora 12:45
Digjet prona e një zyrtari policor serb në Leposaviç

1667735176_Capture.JPG

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të 6 nëntorit, është djegur një objekt i një zyrtari policor serb në Leposaviq.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar, ashtu sikurse rastet tjera të zjarrvënieve, që janë orientuar në javët e fundit ndaj pronave private.

Ky lajm vjen një ditë pas vendimit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Ora 12:34
Me flamuj kuqezi, shqiptarët në Mitrovicë të Veriut i kundërpërgjigjen protestës së serbëve: Jemi këtu, nuk largohemi

Shqiptarët në veri të Kosovës janë kundërpërgjigjur ndaj protestës së Listës Serbe që ka nisur në orën 12:00 të ditës së sotme pasi kryetarët e komunave me shumicë serbe dhanë dorëheqjen nga postet e tyre.

Në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, një numër i lartë shqiptarësh kanë dalë me flamuj kuqezi në duar për të treguar se nuk kishin ndërmend të largoheshin prej vendlindjes së tyre pavarësisht tensioneve të ngritura me Serbinë për shkak të marrëveshjes së targave.

Ora 12:19
Nis protesta e serbëve në veri të Kosovës mes tensioneve për targat

1667733665_serber.JPG

Protesta e serbëve në sheshin Car Lazar në Mitrovicën e Veriut tashmë ka filluar dhe sipas pamjeve të publikuara shihet një numër më i madh i protestuesve, si dhe po dëgjohet edhe muzikë.

Ora 10:56
Zhvillimet në veri të Kosovës, KFOR në gatishmëri për të ndërhyrë! Ndërkombëtarët: Të themelohet Asociacioni

Në orët e para të ditës së shtunë, Lista Serbe mbajti një mbledhje ku u diskutua aktualiteti në veri. Pas kësaj, konfirmuan se po largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës. Një veprim i tillë shkaktoi shumë reagime, si tek akterët politikë në vend, ashtu edhe te ata ndërkombëtarë. Kryeministri Kurti pas këtij vendimi, u kërkoi serbëve që mos t’i braktisin institucionet e vendit, ndërkaq presidentja Vjosa Osmani deklaroi se një veprim i tillë, është kundër demokracisë e sundimit të ligjit. Opozita ndërkaq, i kërkuan Qeverisë së Kosovës që të reflektojë pas këtyre zhvillimeve.

Si reaguan ndërkombëtarët?

Një prej reagimeve më të ashpra në lidhje me këtë situatë, e bëri shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borell, i cili tha se këto zhvillime mund të vendosin në rrezik vite punë në kuadër të dialogut. Borell mes tjerash, deklaroi se tërheqja nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale dhe përshkallëzon më shumë tensionet.

“Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale. Ajo ka potencialin për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Ne i bëjmë thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të respektojnë obligimet e tyre të Dialogut dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Ndërkohë, kryediplomati ripërsëriti kërkesën për zgjatjen e menjëhershme të vendimit për targat, e po ashtu, ka kërkuar edhe që të nisin hapat për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke përmendur ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Në të njëjtën kohë, BE-ja përsëri u kërkon autoriteteve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre pa vonesë. Kjo nënkupton zgjatjen e menjëhershme të procesit të riregjistrimit të automjeteve dhe pezullimin e çdo veprimi ndëshkues ndaj mbajtësve të targave KM. Çështja e targave mund të zgjidhet nga Palët në kuadër të Dialogut. BE-ja gjithashtu i bën thirrje Kosovës që të fillojë menjëherë hapat për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe. Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Asociacioni/Bashkësia duhet të krijohet. Prandaj, themelimi i saj është obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, thuhet në këtë komunikatë.

Në lidhje me këto zhvillime, reagoi edhe zëvendëssekretari gjeneral i NATO-s, Mircea Geoana, i cili konfirmoi se KFOR-i po qëndron në gjendje gatishmërie në rast të tensionimit të situatës.

“Bisedova me Përfaqësuesin Special, Mirsolav Lajçak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Beogradi dhe Prishtina duhet të përmbahen dhe të parandalojnë eskalimin. NATO- KFOR qëndron vigjilent dhe është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet situata”, ka thënë ai.

Emisari për dialogun, Miroslav Lajçak e shpërndau këtë postim të zëvendëssekretarit Geoana duke u shprehur mirënjohës, por megjithatë, nuk dha ndonjë deklaratë konkrete për zhvillimet.

“Pajtohem plotësisht me Mircea Geoana. Mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes NATO-s dhe BE-së, edhe me lidershipin e nivelit të lartë, edhe me KFOR-in në terren”, ka thënë ai.

Italia ishte e para reagoi nga parnerët ndërkombëtarë, në lidhje me tensionimin e situatës në veri të vendit, ku u shpreh e brengosur për këto zhvillime.

“Jemi të brengosur për tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës. U kam kërkuar ambasadorëve tonë në Beograd dhe Prishtinë që të bëjnë thirrje për moderim të situatës dhe për dialog deri sa të ketë një kompromis të duhur. Italia është e angazhduar për stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar zëvendëskryeministri italian.

Ndërkaq deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka pasur reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çka ndodhi dje në veri?

Pas takimit të së shtunës, Lista Serbe vendosi që të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës.

"Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri"- theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit.

Ky takim i thirrur nga Lista Serbi vjen pas vendimit të institucioneve të Kosovës për ta pezulluar Nenad Gjuriqin, drejtor i policisë për rajonin e veriut, pasi i njëjti refuzoi ta zbatonte vendimin e Qeverisë Kurti për targat.

Rakiqi, kryetar i Listës Serbe, tregoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Veprimi i Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për targat në disa faza, i ka zhgënjyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Ata kanë thënë se Kosova ka të drejtë për zbatimin e ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës, por se kjo duhet të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët. 

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të automjeteve me targa ilegale në Kosovë, i shkallëzuar në katër pjesë, i cili ka filluar të zbatohet më 1 nëntor, ka sjellë telashe në terren, pasi policët serbë e kanë refuzuar zbatimin e tij./Nacionale

Ora 10:04
Braktisja e institucioneve të Kosovës nga Lista Serbe, kryetarët e Komunave në veri japin dorëheqje

1667725978_kryetazretekomunave.JPG

Pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e tre komunave të Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut para kuvendeve përkatëse.

Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe këshilltarët e kuvendeve komunale në rradhët e Listës Serbe e cila është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, me mbështetje të pakufizyuar nga Beogradi.

Një ditë më parë Lista Serbe, njoftoi largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës si një shenjë revolte për targat. Ndërkohë sot në Mitrovicën e Veriut, lista serbe do të mbajë edhe një tubim në orën 12:00.

Ora 07:39
Tensionet për largimin e listës serbe nga institucionet e Kosovës, Borrell: Të shtyhet vendimi për targat

 

Shefi i Diplomacisë Europiane, Josep Borrell i cili ka bërë thirrje që dy vendet të përmbaheshin me veprime që mund të destabilizonin gjendjen.

Në deklaratën e BE-së bëhet thirrje që dy vendet të përmbahen nga çdo veprim që mund të destabilizojë gjendjen. Kosovës dhe Serbisë i është bërë edhe njëherë thirrje që të respektojnë marrëveshjet e arritura, në mënyrë që mos të bëjnë hapa pas, për normalizimin  e marrëdhënieve të dy vendeve.

“Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale. Ajo ka potencialin për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave serbe, duke thënë se ky është obligim ligjor i Kosovës.

“Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Asociacioni duhet të krijohet. Prandaj, themelimi i saj është obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, thuhet në reagim.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/11/2022 01:20

    Nga gjithe kakofonia e deklaratave,vetem ajo e z.R.Haradinaj me terhoqi vemendjen.Perse duhet shtyre vendimi deri ne marreveshjen finale?Per cilen marreveshje e ke fjalen per nje te ngjashme si me ate mes Palestines e Izraelit qe dhe sot mbas 40 e ca vjetesh nuk po ja shohim akoma /FINALEN/?! Perse z.Haradinaj trembesh per sigurine e shtetit brenda dhe Kosoves vete?Z.Haradinaj para serbeve nuk mund te dalesh me gjysem zemre e dore te dridhur,nuk e shikoni se si serbet po manipulojne politikanet perendimore ne interes te tyre?!Por nga ana tjeter,kam pershtypjen se ju,opozita ne Kosove,ashtu si opozita ne Shqiperi,kur vjen fjala per politiken e jashtme nuk deshironi te koordinoni qendrimin.Edhe politiken e jashtme e beni ne menyre te tille qe t'i sherbeje interesit tuaj personal per pushtet.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/11/2022 20:08

    O ramush o karabush,po gdhë mbete mor toç serbatori. Ik bej noj pune te hajrit se nuk je per politike mor karabush prasi.

    Përgjigju
  • Alb: 06/11/2022 18:19

    Kjo ashte serbija,ti hapin syte a ta shqiptare si e shohin serbin si mike.

    Përgjigju
  • Dakord: 06/11/2022 17:30

    Po kopjojne saliun dhe alibashen e vitit 2019 keta serbet tani?

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/11/2022 16:43

    Edvin shkjau shqipfolës nuk flet sepse është aktorë së bashku me vllaun e tij vucic, ky ështé Edvin shkjau

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 06/11/2022 14:29

    Shqiperia zyrtare do beje ndonje deklarate apo jane te zene "punet" e zakonshme?

    Përgjigju
    • Dakord: 06/11/2022 17:32

      Po mo do të të çoje ty të luftosh atje për kosoven oo të jesh nën 60 vjeç kuptohet. Toç

    • SABRIGODO: 06/11/2022 15:18

      Kur ti dalin vizat e teperta qe ka thith edviniSaliut o shoku dhëndërr.....

  • UKU MOMLIT: 06/11/2022 13:14

    Borrell,mos u kthe ne origjine te kahershme,BORDELL,nuk mundet ta mbulosh m*tin me gunë o BORDELL si ne te shkuarën. Ballkani dhe ish Jugosllavia Vjeter jane ende fuçi baruti per nje lufte shkaterrimtare... mos i beni leshime e perkedhelje politikes nacionaliste sllavo-serbe.

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/11/2022 10:07

    Dhe kerkoni qe edhe Ukraina të dorzohet se je lodh shumë ta qifsha familjen ty së bashku me shqipfolësat tradhtar

    Përgjigju
    • Turi qe ta vuri: 06/11/2022 18:28

      He mer vemje, me ne fund e bone e koment te rregullt. Kujdes se mos te heq Saliu racionin e qofteve

    • Lala: 06/11/2022 14:26

      Hera e pare QE me pelqeve the jam 100%. Dakort me ty

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?