Tensionet për largimin e listës serbe nga institucionet e Kosovës, Borrell: Të shtyhet vendimi për targat

6 Nëntor 2022, 07:39| Përditesimi: 6 Nëntor 2022, 14:41

  • Share

 

Shefi i Diplomacisë Europiane, Josep Borrell i cili ka bërë thirrje që dy vendet të përmbaheshin me veprime që mund të destabilizonin gjendjen.

Në deklaratën e BE-së bëhet thirrje që dy vendet të përmbahen nga çdo veprim që mund të destabilizojë gjendjen. Kosovës dhe Serbisë i është bërë edhe njëherë thirrje që të respektojnë marrëveshjet e arritura, në mënyrë që mos të bëjnë hapa pas, për normalizimin  e marrëdhënieve të dy vendeve.

“Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale. Ajo ka potencialin për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave serbe, duke thënë se ky është obligim ligjor i Kosovës.

“Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Asociacioni duhet të krijohet. Prandaj, themelimi i saj është obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Largimi i Listës Serbe nga institucionet, serbët protestë në Mitrovicë për targat! Kryetarët e komunave në veri të Kosovës japin dorëheqjen


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?