Tensionet në Veri, Gjermania apelon për kompromis mes Kosovës dhe Serbisë!

8 Nëntor 2022, 20:28| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 20:30

  • Share


Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe largimit të serbëve nga institucionet vendore,  Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar dhe ka kërkuar zgjidhjen përfundimtare të problemeve nëpërmjet dialogut Serbi-Kosovë.

"Jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës", tha zëvendës-zëdhënësja e ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse, të hënën, në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane.

Ajo theksoi domosdoshmërinë e rezultateve në dialogun Serbi-Kosovë:

"E kemi thënë shpesh që këtu se për Ballkanin Perëndimor, por sidomos për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të largohemi nga vështrimi periodik në humnerën e skadimit të afateve. Sepse edhe ky është një afat i tillë. Tani priten kompromise.”

"Apeli ynë urgjent u drejtohet të dyja palëve në konflikt, Kosovës dhe Serbisë, që të përmbahen e të mos e përshkallëzojnë më tej situatën dhe që ta zgjidhin këtë konflikt realisht në dialog të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën.”/DW


Lajmi kryesor:

Tensionet në Veri në Kosovës, zëdhënësi i DASH: Situata mund të përshkallëzohet, retorika që po mbizotëron vë në rrezik jetën e qytetarëve! Kurti takon liderët e opozitës


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?