Kurti: Serbia do të rikthejë luftë e gjeoncid, Kosova do Evropën! Ftoj qytetarët serb të kuvendojmë bashkë! Jemi qeveria e paqes

11 Dhjetor 2022, 13:16| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 13:25

  • Share

1670760506_Screenshot1.png

Kosova dëshiron dialog dhe është e kthyer katërcipërisht nga demokracia dhe Perëndimi. Ky ishte mesazhi i kryeministrit Albin Kurti në një kohë kur situata e veriut të Kosovës është mjaft e tensionuar.

Kurti u bën thirrje partnerëve dhe qytetarëve serbë në Kosovë të qeverisin, të kuvendojnë së bashku, në rrugën me evropiane të mundshme. Kurti theksoi disa herë qëndrimin e Kosovës ndaj çdo agresioni të mundshëm, duke e cilësuar Republikën e Kosovës “Qeveria e Paqes”

“Ajo që na vinte si normalizim ishte propaganda e bandave të Beogradit. Me kriminle  si Raodviçi bëheshin marrëveshje për të blerë sigurinë e vendit. Një situatë e tillë është e papranueshme për një shtet demokratik, evropian e prosperues siç është Republika e Kosovës.

Sundimi i ligjit në Kosovë është i padiskutueshëm. Qeveria e Kosovës është në bashkëpunim për dialog me vendet si Serbia. Jemi vendi më demokratik. Duam të veprojmë me kujdes duke parë situatën. Për shkak të brishtësie së situatës atje dhe partneritetit kemi toleruar shtyrjen e afateve tona. Por edhe atyre i vjen skadenca. Paligjshmëria nuk do të tolerohet e as do të tolerohet në asnjë pjesë të vendit tonë. Ftoj gjithë serbët në Kosovë, të punojnë, të qeverisin dhe të kuvendojmë bashkë me ne. Serbia dëshiron gjenocidin dhe të rikthejë luftën ne duam rrugën evropiane. Qytetarët e Serbisë duhet të kthehen drejt rrugës evropiane. Ne jemi qeveri e paqes e cila dëshiron ta ruajë stabilitetin.”- tha Kurti në konferencë për media.


Lajmi kryesor:

Serbët sulmojnë EULEX-in, Ambasadat e SHBA në Prishtinë dhe Beograd: Të çmontohen postblloqet! Vuçiç: U zhgënjeva nga amerikanët


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?