Presidentja Vjosa Osmani takon komandantin e FSK-së Bashkim Jasharin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin, ku në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet. Po ashtu Osmani ka pritur në takim edhe dhe ministrin e Mbrojtjes, ku është biseduar për gjendjen e sigurisë në vend.
Presidentja Osmani ka pritur në takim dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës”, thuhet në njoftim.
Presidentja Vjosa Osmani takon drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti
Lajmi kryesor:
Tensionet në Veri në Kosovës, zëdhënësi i DASH: Situata mund të përshkallëzohet, retorika që po mbizotëron vë në rrezik jetën e qytetarëve! Kurti takon liderët e opozitës
S.C/ReportTv.al