Tensionet në veri të Kosovës, Haradinaj: Mocioni i mosbesimit për qeverinë Kurti, zgjidhja e situatës

31 Maj 2023, 18:56| Përditesimi: 31 Maj 2023, 19:39

  • Share

1685125032_ramushharadinaj.JPG

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se situata në veri të Kosovës është shumë shqetësuese.  Haradinaj thotë se situata është më e rëndë që nga viti 1999, duke shtuar se përgjegjës është vetë kryeministri Albin Kurti.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për kryeministrin Kurti. Mocioni i mosbesimit bazohet në dy zhvillimet më të fundit. I pari është rrezikimi i sovranitetit dhe i sigurisë në veri, dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me SHBA-të, dhe BE-në”, është shprehur Haradinaj.

Ai shtoi se ka nisur konsultimet me partitë për mocionin.

“Kemi filluar komunikimin e ndërsjellë me kryetarët e partive në nivel të grupeve parlamentare, besoj që në të ardhmen do t’i japim edhe rezultatet e këtij komunikimi”, ka thënë ai.


Lajmi kryesor:

Sërish tensione në veri, plagoset një polic i Kosovës në Zveçan! Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim, tani do të mbanim zi për të vdekurit


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?