Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti u shpreh se në qendër të ‘vëmendjes’ së fundmi nuk është njohja e pavarësisë së Kosovës por mëshimi i zbatimit të 33 pikave të Asosacionit. Por, sipas Kurtit ka një dyzim të qasjes së Serbisë në kuadrin e dialogut ku sipas tij, nëse Serbia do e dëshironte kaq shumë zbatimin e Asosacionit gjëja e parë që do të bënte do të ishte njohja e Kosovës. Sipas tij logjika e Serbisë është të bëjë një ndarje mes serbve dhe Shqipërisë në Kosovë, pra të fitojë territor.
“Ka një zhvendosje tektonike të qasjes në Dialog. Nuk është më njohja e Kosovës në qendër të vëmendjes. Prandaj në një kohë kur jemi në një kohë bisedime është e papranueshme që të shkëputemi nga 33 pikat e marrëveshjes së Asosiacionit.
“Vazhdimisht jemi në konsulta dhe koordinim me ndërkombëtaret. Por ju duhet ta kuptoni se edhe ata presin që në të jemi në nivel të detyrës. Janë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, por ata nuk bëhet dot ministra. Ministrat janë qytetarë të këtij vendit”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, bashkëpunimi më partnerët nuk mund të jetë në nivelin, duke i trajtuar ambasadorët si ministra.
"Bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarët nuk mund të jetë në mënyrën që ne t’i trajtojmë ata si ministra e ne të bëhemi zëvendësit e tyre sepse as ata nuk e duan këtë gjë. Jemi në një fazë të ndjeshme por edhe progresive në kuptimin demokratik e civilizues të falës”, ka deklaruar ai.
Për gjendjen në veri, ai ka fajësuar Serbinë. Sipas tij, shteti serb po mundohet t`i ndajë qytetarët e Kosovës në shqiptarë dhe serbë.
Në fjalën e tij, ai ka thënë se në Kosovë nuk ka probleme etnike. Kryeministri Kurti ka thënë se çdo ditë shqiptarët dhe serbët në Kosovë takohen dhe bashkëpunojnë.
Sipas tij, logjika e Serisë ndaj Kosovës është territoriale.
Sa i përket mbajtjes se zgjedhjeve në veri, ai ka thënë se ky do të jetë vendim i institucioneve të Kosovës.
Lajmi kryesor:
Persona të maskuar në veri të Kosovës plagosin një polic! Osmani: Vepër kriminale e Beogradit! Brnabiç: Do rikthejmë trupat serbe
G.MO/ReportTv.al