Rusia thotë se shumë shpejt do të evakuojë stafin diplomatik nga Ukraina “për të mbrojtur jetën e tyre”, pasi ligjvënësit rusë miratuan kërkesën e presidentit Vladimir Putin, që të përdorë forcën ushtarake jashtë vendit.
“Për të mbrojtur jetën e diplomatëve, udhëheqja ruse ka vendosur që të evakuojë personelin e misioneve të huaja ruse në Ukrainë, vendim që do të zbatohet shumë shpejt”, tha Ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate.
Ministria ruse tha se diplomatët kanë pranuar kërcënime dhe se ambasada dhe konsullata ruse kanë qenë “nën sulme të vazhdueshme”.
“Ukraina është zhytur thellë në kaos”, tha Ministria e Jashtme ruse.
Njoftimi për evakuimin e diplomatëve rusë erdhi pak kohë pasi Dhoma e Lartë e Parlamentit rus i dha leje Putinit që ta përdorte ushtrinë jashtë vendit. Më 21 shkurt, Putin njohu Donjeckun dhe Luhanskun si entitete të pavarura. Këto dy rajone në lindje të Ukrainës kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Lajmi kryesor: