Putin urdhëroi ushtrinë të avancojë, të gjithë me sytë nga Ukraina! Perëndimi ‘grusht’ kundër Rusisë: Shpalle luftë, tërhiq vendimin! Kievi: 10 mijë trupa tashmë në territorin tonë

22 Shkurt 2022, 14:47| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 19:45

  • Share

Orët e para të mëngjesit të sotëm Ukraina u zgjua më shumë se kurrë me “shijen” e keqe të luftës, pas njoftimit të mbrëmshëm të Putin që urdhëroi futjen e trupave ushtarake ruse në zonat separatiste të Ukrainës Lindore. Sipas “Daily Mail”, media e cila i referohet burimeve që kanë lidhje me inteligjencën ushtarake ukrainase janë futur gjithsej 12 mijë trupa në territor.

I njëjti burim ka bërë me dije që për shkak të tensioneve orët e para të mëngjesit të sotëm u vranë 2 ushtarë ukrainas, ndërsa u plagosën 12 të tjerë.

Kombet e Bashkuara kanë bërë takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas thellimit të krizës në Ukrainë të hënën, 21 shkurt, pasi Rusia ka njohur pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave ruse atje.

Në një kohë kur e gjithë bota është bërë një “grusht” kundër Rusisë, Gjermania i dha “goditjen” e fortë e para, duke pezulluar  procesit e certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Kancelari gjerman, Scholz tha se ky vendim vjen si një përgjigje ndaj presidentit rus Vladimit Putin, pasi njohu pavarësinë e dy rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore, ndërsa e cilësoi këtë veprim si një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar.

“Kërcënime” ndaj Rusisë ka bërë edhe kryeministri Boris Johnson, duke thënë se do të godasin fortë interesat ekonomike që kanë mbështetur makinën luftarake ruse.

“Jemi në tokën tonë, nuk i japim asgjë askujt!”, kjo ishte deklarata e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky duke iu drejtuar kombit, në një kohë kur Putin ka njohur dy provincat në Ukrainën Lindore dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave rusë me proteksion e “ruajtjes së paqes”.

Nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se Putin "ka treguar fytyrën e tij të vërtetë", duke e akuzuar atë se donte "të mbante peng botën e lirë". Në një deklaratë drejtuar  anëtarëve të forcave të armatosura të Ukrainës, Reznikov tha se "Kremlini ka bërë një hap tjetër drejt ringjalljes së Bashkimit Sovjetik".

Këtë vit, vendosja e ushtrisë ruse në kufirin ukrainas ka përshkallëzuar edhe një herë konfliktet në rajonin Donbas. Kriza u shkaktua me vrasjen e 4 ushtarëve ukrainas nga separatistët pro-rusë në 26 mars.

Gjatë një fjalimi në Parlamentin e Ukrainës më 30 mars, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Ukrainas Ruslan Khomchak theksoi numrin në rritje të trupave ruse në pjesët veriore dhe lindore të kufirit të Ukrainës dhe Krimesë

Ukraina aktualisht është një nga gjashtë partnerët e mundshëm të zgjerimit të NATO-s, së bashku me Australinë, Finlandën, Gjeorgjinë, Jordaninë dhe Suedinë. Rusia e sheh hyrjen e Ukrainës në NATO si një kërcënim për të.

Që nga 15 shkurti 2020, më shumë se 4.100 ushtarë ukrainas dhe 5.650 separatistë pro-rusë si dhe mbi 13.000 civilë janë vrarë gjatë përleshjeve.

Ora 19:41
Tensionet, Rusia do të evakuojë diplomatët nga Ukraina: Vendimi do zbatohet shumë shpejt

1645555407_rusiaa.JPG

Rusia thotë se shumë shpejt do të evakuojë stafin diplomatik nga Ukraina “për të mbrojtur jetën e tyre”, pasi ligjvënësit rusë miratuan kërkesën e presidentit Vladimir Putin, që të përdorë forcën ushtarake jashtë vendit.

“Për të mbrojtur jetën e diplomatëve, udhëheqja ruse ka vendosur që të evakuojë personelin e misioneve të huaja ruse në Ukrainë, vendim që do të zbatohet shumë shpejt”, tha Ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate.

Ministria ruse tha se diplomatët kanë pranuar kërcënime dhe se ambasada dhe konsullata ruse kanë qenë “nën sulme të vazhdueshme”.

“Ukraina është zhytur thellë në kaos”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Njoftimi për evakuimin e diplomatëve rusë erdhi pak kohë pasi Dhoma e Lartë e Parlamentit rus i dha leje Putinit që ta përdorte ushtrinë jashtë vendit. Më 21 shkurt, Putin njohu Donjeckun dhe Luhanskun si entitete të pavarura. Këto dy rajone në lindje të Ukrainës kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Ora 16:34
BE-ja kërkon që Rusia të tërheqë njohjen e rajoneve në lindje të Ukrainës! Borrell: T'i përmbahet zotimeve dhe ligjit ndërkombëtar

1645544210_20191007PHT63581cl.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar vendimin e Rusisë që të njohë dy rajonet lindore të Ukrainës si shtete të pavarura dhe ka kërkuar nga Moska që ta tërheqë këtë vendim. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha sot se Moska njohu rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut si entitete të pavarura. Këto rajone kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Borrell përmes një deklarate në emër të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, tha se Moska me këtë veprim po minon edhe më tej sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës dhe se një gjë e tillë është shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjes së Minskut.

“Si nënshkruese e marrëveshjes së Minskut, Rusia ka përgjegjësi direkte për të punuar në gjetjen e zgjidhjes paqësore të konfliktit”, tha Borrell, duke iu referuar marrëveshjes së arritur më 2015, që ka për qëllim dhënien fund të konfliktit në lindje të Ukrainës midis forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Ky konflikt nisi në pranverën e vitit 2014 dhe deri më tani ka marrë jetën e mbi 13,200 persona.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë, si palë e konfliktit, që të tërheqë njohjen, t’i përmbahet zotimeve, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe t’iu rikthehet diskutimeve në formatin e Normandisë dhe të Grupit Trelateral të Kontaktit. Ne po ashtu u bëjmë thirrje shteteve të tjera që të mos e ndjekin vendimin joligjor të Rusisë për të njohur këto rajone”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha se blloku evropian do të ndërmarrë masa ndaj Rusisë dhe ndaj individëve dhe entiteteve që janë përgjegjëse për minimin e integritetit territorial të Ukrainës. Sipas Borrellit, këto veprime do të koordinohen me partnerët.

“Ne e paralajmërojmë Rusinë që të mos shfrytëzojë paktet e reja që ka nënshkruar me ‘republikat’ e vetëshpallura si pretekst për të ndërmarrë veprime të mëtejmë ndaj Ukrainës. BE-ja është e gatshme të miratojë sanksione të gjera politike dhe ekonomike”, tha Borrell.

Gjermania dhe Britania veçse kanë njoftuar për sanksionet e para ndaj Rusisë, ndërkaq shtetet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se po përgatisin sanksione ndaj Moskës.

Ora 14:20
10 mijë ushtarë rusë në Ukrainë, intensifikohet konflikti! Mbeten të vrarë 2 ukrainas, të plagosur 12 të tjerë

Dhjetë mijë ushtarë rusë kanë hynë në zonat e pushtuara nga separatistët gjatë natës, tha për MailOnline një burim që ka lidhje me inteligjencën ushtarake ukrainase. 6,000 janë  dërguar në Donetsk, 5,000 në Luhansk dhe 1,500 në qytetin e Horlivka.

Trupat rusë u zbuluan nga një video ku janë parë kolona automjetesh që kalonin nëpër Donetrsk në orët e para të mëngjesit, duke dukë përfshirë tanke, mjete transporti të blinduara dhe kamionë.

Sipas burimeve pas hyrjes së trupave rusë konfliktet janë intensifikuar, ndërsa bëhet me dije se janë vrarë dy ushtarë ukrainas dhe janë plagosur 12 të tjerë.

Ora 13:51
Analiza e fjalimit të Putinit, pretendimet dhe gënjeshtrat historike! Çfarë ndodh tani?

“Hiq gjakun nga venat dhe derdh pak ujë në vend të tij: atëherë po, nuk do të ketë më luftëra”. Në ditët kur Rusia lidhet me luftën, pa paqen, fraza e një shkrimtari rus që fliste për luftën (dhe paqen) mund të rikthehej vetëm sot: Leon Tolstoy. Në fuçinë e barutit të Ukrainës, në anën tjetër të tytës së armëve, Vladimir Putin njohu pavarësinë e republikave separatiste të Donbasit me një nënshkrim dhe një fjalim drejtuar kombit.

Këto janë fjalë që bëjnë lajm sot dhe që nesër do të bëjnë histori. Ato do të përfundojnë në manualet e pasardhësve që shoqërojnë kapitullin mbi krizën më të madhe midis Rusisë së Madhe dhe asaj të Vogël të regjistruar ndonjëherë që nga rënia e Murit të Berlinit.

Por çfarë tha Putin? Mes referencave historike pak a shumë të ndërtuara dhe ndryshkjeve të vjetra, ja analiza e deklaratave të presidentit rus. Dhe një tablo  e zhvillimeve të mundshme që e presin Evropën Lindore

Çfarë ndodh tani?

Para së gjithash, duhet theksuar se marrëveshja e “ndihmës së ndërsjellë”, që daton në shekullin e njëzetë, e bërë midis Putinit dhe Donbasit, është shkaku i dy efekteve kryesore: njëri, në tërësi, i përmbajtur, tjetri vendimtar.

I pari nuk ka pothuajse asnjë ndikim praktik në vetvete, pasi njohja e Donjeckut dhe Luhanskut, të paktën për ligjin rus, është një njohje ‘de jure’ e një realiteti faktik që ekziston tash e tetë vjet. Efekti i dytë, është përkundrazi një prerje kirurgjikale: lëvizja e Putinit përfundimisht i jep fund rrugës së ndërmarrë me Marrëveshjet e Minskut dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar që kishte si objekt territoret separatiste.

Por çfarë do të ndodhë tani?  Putin tha se “ky vendim ishte pjekur për një kohë të gjatë”, përpara se t’u jepte urdhër trupave ruse të hynin në Donbas për të “siguruar paqen”. Kjo është pikërisht pasoja më praktike dhe e menjëhershme e fjalimit të Putinit: drita jeshile për praninë e trupave ruse në territoret e Luhanskut dhe Donjeckut për të “mbrojtur” rusët, rusisht-folësit dhe pro-rusët në rajon.

Ruso-ukrainasit ose ukrainaso-rusët

Duke e quajtur atë “pa sovranitet” sepse “një shërbëtor i vendeve perëndimore”, Putin thotë se Ukraina “ka refuzuar gjithmonë të njohë lidhjet historike me Rusinë” dhe se “për këtë arsye nuk është për t’u habitur nga kjo valë nazizmi dhe nacionalizmi. Kërcënimet e përhershme erdhën nga autoritetet ukrainase për energjinë. Ata vazhduan të na shantazhonin për furnizimet me energji dhe këto janë mjetet që ata përdorën në negociatat e tyre me Perëndimin”.

Këtu është një qark i parë i shkurtër i një historiani të rremë, i “rënduar” nga një tjetër frazë: “Ukraina u krijua nga Rusia”. Ukraina nuk ka refuzuar kurrë të njohë rrënjët e saj të përbashkëta me Federatën Ruse, por në të vërtetë ka pretenduar disa herë (me fuqi të ndryshme në varësi të kohës) rolin e saj si “djepi” i kulturës ruse, i lindur në atë të Kievit që në mesjetë dhe më pas u përhap në pjesën tjetër të Lindjes. Djepi ukrainas i kulturës ruse, dhe jo anasjelltas.

Një territor i copëtuar

Etnogjeneza e këtij populli ka dhënë një identitet kulturor, pas të cilit është mundur të kapet në momente fragmentimi më të mëdha. Edhe Ukraina e ka parë veten të ndarë midis fuqive “të huaja” gjatë shekujve: Polonia, Lituania, Perandoria Osmane, Perandoria Austro-Hungareze dhe, natyrisht, Perandoria Ruse. Kjo e fundit, megjithatë, përfaqëson kthesën autoritare të mishëruar nga carizmi, që shkaktoi ndarjen përfundimtare midis Rusisë së Madhe (Moska) dhe Rusisë së Vogël (Kiev).

Rënia e Romanovëve me Revolucionin Rus të vitit 1917 në njëfarë kuptimi “bashkoi” dy entitetet, në të cilat megjithatë ishte qartë një motër më e madhe – në të vërtetë, një nënë – dhe vajza e vogël e shtëpisë. Kultura e përbashkët, megjithatë, kurrë nuk është vënë në dyshim nga asnjëra palë.

Fjalimi i një Cari

Jo çuditërisht, në një tjetër pasazh të fjalimit të tij, Putin foli për “hapësirën shpirtërore” në lidhje me Ukrainën, e cila është “pjesë e historisë ruse”. Për kreun e Kremlinit ka “vetëm një komb rus” dhe pavarësia e Ukrainës është një nga arsyet pse “kjo ëndërr është shkatërruar”.

Një fjalim që gjurmon tema të dashura për carët dhe që herë pas here rishikon të njëjtat ndienja. Në këtë kuptim, krahasimi me tekstin e fjalimit të Nikollës II në Duma-n ruse në vitin 1914, mund të jetë sugjerues: “Ne, jo vetëm mbrojmë dinjitetin dhe nderin e vendit tonë, por luftojmë edhe për vëllezërit tanë sllavë, për besimtarët tanë dhe në këtë moment, shoh me kënaqësi edhe sa është arritur bashkimi i fortë, i pazgjidhshëm i sllavëve me Rusinë, ndaj jam i bindur se secili prej jush do te jetë në vendin tuaj për të më ndihmuar të kaloj testin dhe se të gjithë, duke filluar nga unë, do të bëjmë detyrën tonë. Zoti i Rusisë është i madh”.

Shumë Rusi

“Njerëzit që vijnë nga këto territore (lexo: ukrainasit), quhen rusë dhe ortodoksë. Që nga shekulli i 17, ata kanë qenë gjithmonë të bashkuar me Rusinë”.

Në këtë pikë ndoshta fshihet gënjeshtra historike më e theksuar. Sepse nëse nga njëra anë është e vërtetë se në shekullin e shtatëmbëdhjetë, ajo që është pjesë e Ukrainës së sotme i ishte aneksuar Rusisë, nga ana tjetër nuk kishte asnjë Rusi të vetme. Dhe, për më tepër, pjesë të tjera të Ukrainës u përkisnin shteteve të tjera.

Rreth fundit të shekullit të 15-të pati një valë masive imigrimi nga mërgimtarët dhe refugjatët ortodoksë, të referuar në përgjithësi si “kozakë” (fjalë që në turqisht do të thoshte “nomad” ose “i lirë”), të cilët u mblodhën në një grup të fiseve gjysmë nomade përgjatë lumenjve Don dhe Dnjepër, pikërisht në Ukrainë.

Së shpejti, ai cep i botës do të copëtohej dhe do të ndahej mes “çakejve” të shumtë. Pa i përmendur të gjithë, mjafton (duke filluar nga fundi i shekullit të 16-të): Dukati i Madh i Lituanisë, Muscovy (Perandoria e ardhshme Ruse), Khanati i Krimesë, Mbretëria e Hungarisë, Perandoria Habsburge, Perandoria Osmane, Polonia, Mbretëria e Galicias dhe Lodomiria, Bukovinë. Përveç një Rusie të vetme.

Rëndësia e së kaluarës

Për një gjë, megjithatë, Putini ka padyshim të drejtë: është e nevojshme të gërmojmë në të kaluarën dhe të “kthehemi te faktet” në mënyrë që të fillojmë një diskutim serioz dhe të arsyeshëm për çështjen e Ukrainës.

Një nga shtresat më sipërfaqësore të kësaj arkeologjie sociale, ka të bëjë me zemrën e shekullit të njëzetë. “Në prag të Luftës së Dytë Botërore, disa territore që i përkisnin Polonisë dhe vendeve të tjera, u morën dhe si kompensim, për disa arsye,i u dhanë nga Rusia Ukrainës. Dhe kështu lindi konflikti”.

Këtu, Putin i referohet ngjarjeve specifike, si aneksimi i Krimesë në Ukrainë në vitin 1954, i vendosur nga BRSS-ja e Hrushovit për të festuar “300 vjet miqësi midis Ukrainës dhe Rusisë” (që përkon me Paqen e Perejasllav). Krimea iu mor kështu Federatës Ruse. Pjesa tjetër, siç thuhet, është histori e njohur./ Gazeta "SI" 

Ora 13:39
Gjermania i jep ‘goditjen’ Rusisë, Scholz: Të pezullohet procesi i certifikimit të gazsjellësit ‘Nord Stream 2’! Sinjal për Putin se disa veprime nuk mbeten pa pasoja

Në një kohë kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë po bën edhe më të forta, Gjermania i dha “goditjen” e parë Rusisë, pasi kancelari Olaf Scholz urdhëroi pezullimin e procesit të certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Scholz tha se ky vendim vjen si një përgjigje ndaj presidentit rus Vladimit Putin, pasi njohu pavarësinë e dy rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore, ndërsa e cilësoi këtë veprim si një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar.

“Tani i takon komunitetit ndërkombëtar që të reagojë ndaj këtij veprimi të njëanshëm, të pakuptueshëm dhe të pajustifikuar të presidentit rus,” tha kancelari, duke shtuar se ishte e nevojshme t'i dërgohej një sinjal i qartë Moskës se veprime të tilla do të nuk mbeten pa pasoja.

Ai me këtë deklaratë nënkuptojë se Gjermania veproi në kohë lidhur me këtë vendim të Rusisë, ndërsa ka thumbuar ndërkombëtarët që ende s’kanë marrë asnjë sanskion.

Ora 12:41
Presidenti ukrainas: Jemi në tokën tonë, nuk i japim asgjë askujt!

Pas njohjes së pavarësisë nga Rusia të dy rajoneve pro-Moskës në Ukrainën lindore dhe dërgimit të trupave ruse atje me pretekstin ‘për të ruajtur paqen’, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua kombit me një fjalim.

Fjalimi i plotë

'Nuk i kemi borxh askujt'

“Të dashur bashkëkombas, ne dhe shteti ynë nuk kemi kohë për leksione të gjata për historinë. Nuk do të flas për të kaluarën. Unë do të flas për realitetin sot dhe të ardhmen tonë.

Ukraina është nëkufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht dhe do të mbetet e tillë. Pavarësisht çdo deklarate dhe veprimi të Federatës Ruse. Ne mbetemi të qetë dhe të sigurt. Për këtë dua të falënderoj të gjithë qytetarët tanë.

Ju po provoni edhe një herë se ukrainasit janë një komb i zgjuar dhe i mençur. Dhe pavarësisht gjithçkaje ne e kemi kokën të ftohtë, reagimini të qetëi, dhe të kujdesshëm, si të rriturit. Ne jemi gati për çdo gjë. Por nuk ka asnjë arsye që ju të keni sonte një natë pa gjumë.

Sonte mbajtëm mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes. Ukraina i cilëson veprimet e fundit të Federatës Ruse si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë.

E gjithë përgjegjësia për këto vendime mbetet te lidershipi politik i Rusisë. Njohja e pavarësisë së zonave të pushtuara të rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut nënkupton tërheqjen e njëanshme të Rusisë nga marrëveshjet e Minskut dhe injorimin e vendimeve brenda formatit të Normandisë.

Ky vendim  minon përpjekjet paqësore dhe shkatërron formatet ekzistuese të negociatave. Me vendimet e sotme dhe ndoshta edhe të nesërmes, Rusia po legalizon trupat e saj, të cilat në fakt ndodhen në territoret e pushtuara të Donbasit që nga viti 2014.

Një vend që mbështet luftën për 8 vjet nuk mund të ruajë paqen siç pretendon. Diskutova situatën me presidentin francez Macron, kancelarin gjerman Scholz, presidentin amerikan Biden, kryeministrin britanik Johnson dhe presidentin e Këshillit Evropian Michel.

Kam në plan të bisedoj edhe me presidentin turk Erdogan.

Çfarë do të ndodhë më pas?

Ne duam paqe dhe ne jemi të sigurtë në veprimet tona. Sot, Ministria Jashtme e Ukrainës i dërgoi një kërkesë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të zhvilluar konsultime të menjëhershme në bazë të Memorandumit të Budapestit

Unë kam iniciuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mbledhjen e posaçme të OSBE-së. Ne këmbëngulim që OSBE të parandalojë provokimet dhe përshkallëzimin e mëtejshëm. është  inicuar dhe një thirrje urgjente e samitit të Normandisë.

Presim hapa të qartë dhe efektivë të mbështetjes nga partnerët tanë. Është shumë e rëndësishme të shohim tani se kush është miku dhe partneri ynë i vërtetë dhe kush do të vazhdojë të frikësojë Federatën Ruse me fjalë.

Ne jemi të përkushtuar për rrugën politike dhe diplomatike dhe nuk i nënshtrohemi asnjë provokimi. Kufijtë tanë janë të mbrojtur në mënyrë të sigurt. është krijuar një sistem i mbrojtjes territoriale. Partnerët tanë na mbështesin.

Në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së, Ukraina rezervon të drejtën për vetëmbrojtje individuale dhe kolektive. Mund të dallojmë provokimet dhe ofensivën e trupave të agresorit.

E vërteta është në anën tonë. Ne nuk do ta fshehim kurrë të vërtetën nga ju. Sapo të shohim një ndryshim të situatës, sapo të shohim një rritje të rrezikut, ju do të informoheni për gjithçka. Aktualisht nuk ka asnjë arsye për veprime kaotike.

Ne jemi të përkushtuar ndaj një rruge paqësore dhe diplomatike, dhe ne do ta ndjekim atë. Ne jemi në tokën tonë. Ne nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush. Ne nuk i detyrohemi askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt.

Ne jemi të sigurt për këtë, sepse tani nuk është shkurt 2014, por shkurt 2022. Vendi ynë është ndryshe, ushtria jonë është ndryshe. Qëllimi i vetëm është paqja në Ukrainë. Lavdi Ukrainës.

Ora 11:40
Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Putin dëshrion të mbajë peng botën e lirë dhe të ringjallë Bashkimin Sovjetik! Tregoi fytyrën e tij të vërtet

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov tha të martën se presidenti rus Vladimir Putin "ka treguar fytyrën e tij të vërtetë", duke e akuzuar atë se donte "të mbante peng botën e lirë".

Në një deklaratë drejtuar d anëtarëve të forcave të armatosura të Ukrainës, Reznikov tha se "Kremlini ka bërë një hap tjetër drejt ringjalljes së Bashkimit Sovjetik".

“Errësira e pasigurisë ka rënë. Atë që ju e dini për tetë vjet, e gjithë bota e ka parë tani”, tha ai në deklaratën e postuar në faqen e internetit të ministrisë.

Reznikov akuzoi presidentin rus për "një luftë të ndyrë gjatë gjithë këtyre viteve, duke u fshehur pas grave dhe fëmijëve".

Putin mbajti një fjalim të gjatë televiziv të hënën në mbrëmje, duke njoftuar vendimin e tij për të njohur pavarësinë e pjesëve të kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore dhe duke urdhëruar dërgimin e forcave ruse.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha të hënën se duke njohur "kuazi-entitetet që kishte krijuar" në Donetsk dhe Luhansk, Rusia "ka kundërshtuar në mënyrë flagrante normat dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare".

Ministria tha se Rusia kishte "shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht" dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të zbatojë sanksione.

Deklarata gjithashtu i kërkoi Perëndimit të ushtrojë presion të madh financiar ndaj Rusisë për të parandaluar agresionin e mëtejshëm.

Ora 11:23
Shtohen trupa rus në kufi me Ukrainën, Johnson-Putin: Do t’iu godasim fortë, do të ketë ‘breshëri’ sanksionesh

Në një kohë kur kërcënimet e Rusisë po bëhen realitet, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson tha se “breshëria e parë e seksioneve’ do të shpallen sot.

Johnson tha se Kremlini është i prirur për një "pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës" dhe se sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar do të godasin fortë interesat ekonomike që kanë mbështetur makinën luftarake ruse.

“Mos kini asnjë dyshim se nëse kompanitë ruse pengohen të rrisin kapitalin në tregjet financiare të Mbretërisë së Bashkuar, ato do të fillojë të dëmtohet.”, u shpreh ai.

Sajid Javid, sekretari i shëndetësisë, tha se do të pajtohej që kërcënimi i paraqitur nga veprimi i Rusisë ishte në të njëjtin nivel me krizën e raketave kubane të vitit 1962 . “Është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe ne dhe NATO nuk do ta pranojmë atë”, tha ai për programin Today të BBC.

Johnson thirri takimin në orën 6:30 të mëngjesit ndërsa Vladimir Putin urdhëroi të afrohen trupat mbi kufirin ukrainas në territoret në lindje të vendit, ku trupat ruse tashmë kanë prani të konsiderueshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 23/02/2022 00:40

    A more Ben qe nuk e di nuk te ve faj se je djale i ri por vere vath ne vesh kete qe te them une: Ne ate ane qe menjanon Amerika anes tjeter i bie pika

    Përgjigju
  • Beni: 22/02/2022 21:33

    A more zoti pordha , si mendoni ju se Rusia eshte Irak apo Afganistan qe jane te lodhur ? Nuk ka kellqe shtet ta kruaje me Rusin se eshte vendi me armet nukleare me te shumta ne bote pervec kesaj eshte dhe ne te drejte sepse keta kulishat e Natos bashke me Ameriken e shkaterruan boten duke bere luftra gjitha dej por kokat do hane nje dite legenat

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 22/02/2022 16:28

    Veproni si ne 9 Gushtin e vitit 1945 sic u veprua ne Hiroshima dhe Nagasaki me te vertete do te vriten shume njerez te pafajshem por do te shpetoje nje bote e tere atij i ka hipur ne koke. Hidhni nje bombe atomike mbi Moske mje tjeter mbi Sanpeterburg nje mbi Pekin sepse edhe Kina po ja kreh bishtin Putinit dhe do te shihni qe sa e qete do te jete bota

    Përgjigju
    • Kosova: 23/02/2022 08:09

      Ne Bruxelles sa te jemi ne kosovaret ketu, harroje.

    • martin: 22/02/2022 23:41

      pse mos te hedhim nje ne bruksel, dhe nje ne washington

    • mos o cane se na trembe,: 22/02/2022 18:32

      Ty Hasan,Pordha ta paska toksikuar trurin fare!!!A ke shkuar ndonje here ne Moske ose SanPeterburg????Ku puet RUSIA per pordhet e NATOS apo SHBA. (biles ne kete rast ka shume te drejt)sepse i ka kerkuar UKRAINES te RESPEKTOJ popullin RUSI qe jeton ne Ukrain sipas PAKTIT te MINSK.Keto ja fakte.

  • Tralala zura nje gale: 22/02/2022 16:14

    Keshtu parrulla e shokut Enver Grusht bashkuar rreth Partise po gjen zbatim sot me parrullen Grusht bashkuar rreth SHBA NATO-s dhe Ukraints

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?