Pas tensioneve në Kuvend, ka ardhur edhe një reagim nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila ka dënuar aktet e dhunës së opozitës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se dhuna dhe shkatërrimi nuk mund t’i imponohen dot Kuvendit si të drejta demokratike të askujt.
Asgjë më e largët me përmbajtjen e thellë morale dhe formën cfilitëse të durimit të mosbindjes civile, nuk mund të imagjinohet dot, se sa përçudnimi i dhimbshëm i opozitarizmit politik e mediatik të kësaj vjeshte. Keqardhje e madhe! Por sidoqoftë, forca e dhuna fizike, përplasjet trupore, kërcënimet verbale, djegia e shkatërrimi, apo çfarëdo shprehje e përfshirë së fundmi nga opozitarët tanë në konceptin e “Mosbindjes Civile”, nuk mund t’i imponohen dot kurrë Kuvendit të Shqipërisë si të drejta demokratike të askujt", shkruan ajo.
Ndërkohë, kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur reagimit të Spiropalit duke thënë se mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës
"Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit se cili është kuptimi filozofik i “mosbindjes civile”! Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfill ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion! Por realisht, mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës! As krimit të organizuar", shkruan ai.