Tensioni në konferencën me Ramën, Vuçiç heq kufjet: S’quhen kumbarë ata që imponojnë vendime (Macron dhe Scholz)

7 Korrik 2023, 22:42| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 23:11

  • Share

 

Diskutimi për draft statutin e propozuar nga Rama sa i takon komunave me shumicë serbe, u kthye në një moment tensioni në konferencën me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Rama tah se draftin ua ka propozuar dy kumbarëve të dialogut, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, por Vuçiç nuk i quajti kumabrë.

Ai hoqi kufjet dhe tentoi të ikë, por e dëgjoi deri në fund përgjigjen e kryeministrit Rama, i cili tha se Macron dhe Scholz janë kumbarë të planit franko gjerman. Vuçiç tha se në Serbi nuk quhen kumbarë njerëz që imponojnë vendime.

"Në fakt atyre që iu është paraqitur statuti nuk janë kumbarë, por ekipi i menaxhimit të Serbisë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe gjithçka që është arritur në gusht të 2015. Nuk ka askënd tjetër në përputhje me rregullat e ligjshme që është i detyruar të paraqesë një statut apo të marrë pjesë në hartimin e këtij satuti përveç ekipet drejtues serb. Kaq është gjithçka dhe ne do ta vazhdojmë më tutje diskutimin", tha Vuçiç.

"Ata janë kumbarë të planit franko gjerman, jo të statutit. Se plani franko gjerman e ka bërë Franca dhe gjermania s’besoj se e ka bërë Serbia. Sa i takon propozimit të draft statusit, është një propozim i pakërkuar për të ndikuar pozitivisht në këtë proces. Nuk ka asnjë qëllim tjetër plani, dhe s’ka asnjë pretendim që palët ta pranojnë, besoj se nëse palët do interesohen për ta lexuar do gjejnë shumë arsye për ta pranuar edhe pjesërisht", tha Rama. 

"Këtu nuk quhen kumbarë njerëz që imponojnë disa vendime", tha Vuçiç.


Lajmi kryesor:

Drafti për asociacionin krijon tension në Beograd! Rama: Ia kam dorëzuar Macron dhe Scholz! Vuçiç heq kufjet dhe tenton të ikë: Ata s’janë kumbarë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?